fbpx

Mariçiq u takua me prokuroren Ruskoska

Nevojat e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, përgatitjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave me BE-në, si dhe rritja e efikasitetit gjatë veprimit rreth lëndëve, ishin tema bisedimi gjatë takimit të sotëm të ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq me prokuroren publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska.

Mariçiq në bisedë, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, theksoi se do të jetë mbështetje në procesin e përforcimit kadrovik me bashkëpunëtorë profesional dhe përmirësim të kapaciteteve të prokurorisë me qëllim të luftës më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lidhur me fillimin e negociatave dhe hapjes së Kapitullit 23 – Jurisprudencë dhe të drejta fondamentale, Mariçiq theksoi se në fokus të negociatave do të jetë praktika gjyqësore dhe prokuroriale dhe implementimi i ligjeve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close