Shoqata e nënave të vetme ka reaguar ndaj vendimit që më 23 shtator të kthehen në punë prindërit që kanë qenë të liruar për shkak të pandemisë

Shoqata e nënave të vetme “Njëra mundet!”, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë që më 23 shtator të kthehen në punë prindërit të cilët gjashtë muajt e kaluar kanë shfrytëzuar masën që të jenë të liruar nga puna, njofton Portalb.mk.

Duke pasur parasysh që nga tetori, viti shkollor do të zhvillohet me prezencë vetëm nga ora 8:30 deri në 10:30

“Si mendoni që fëmijët të rrinë vet në shtëpi nga 23 shtatori deri më 1 tetor? Si mendoni të zhvillohet dita e punës për prind të vetëm, i cili duhet ta dërgoj në shkollë në orën 8:30 dhe ta marrë të 10:30 ta çoj në shtëpi të rrinë vet deri në orën 16? Si mendoni se duhet të kthehen në punë prindërit e vetëm kur nuk ua kanë pranuar në çerdhe deri në 5 vjeç?”, thuhet në reagim.

Më tej ata kanë shtuar se, duhet të ketë masë me më shumë komponenta e cila do të mund të individualizohet sipas nevojave që çdo familje me një prind.

“Duhet të ketë opsion për kujdes shkollor duke ndjekur të gjitha rekomandimet për mbrojtje, opsion për transfer shtetëror të mjeteteve për dedikim konkret – pagesa e tutorëve për kujdesin e fëmijëve deri në orën 16:00, si dhe opsion për punë nga shtëpia për prindërit e vetëm të cilët punojnë punë që e mundëson këtë”, kanë shtuar nga kjo shoqatë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e katërt vendosi që prindërit që e kanë kryer pushimin e lehonisë dhe të sëmurët kronik, do të kthehen në punë prej 23 shtatorit. Qeveria sqaroi se në vendin punës do të rikthehen edhe prindërit e fëmijëve të tjerë që kanë qenë të liruar nga puna gjatë kohës së pandemisë, si masë kundër përhapjes së virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button