Kuvendi formoi trupat punues, pritet edhe propozimi i zëvendësministrave

Deputetët në mbledhjen e djeshme të Kuvendit e miratuan vendimin për zgjedhje të përbërjes së trupave punues të Parlamentit, ndërsa kryeministri Zoran Zaev nga Kumanova paralajmëroi se në rrjedhë është procedura për përcaktimin e emrave të kandidatëve për zëvendësministra. Është përgatitur, siç tha, sot apo nesër, t’i parashtrojë në Kuvend emrat e propozimeve për zëvendësministra, ndërsa Kuvendi sipas të gjitha gjasave, pas 20 shtatorit do ta vendosë në rend dite zgjedhjen e tyre, njofton MIA.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev, i cili ishte për vizitë në Kumanovë, ku mori pjesë në hapjen e zonës së re industriale, paralajmëroi se procedura për përcaktimin e emrave të kandidatëve për zëvendësministra është në rrjedhë.

“Unë jam i gatshëm nesër-pasnesër t’i parashtroj Kuvendit emrat e propozimeve për zëvendësministra, ndërsa Kuvendi, sipas të gjitha gjasave, pas 20 shtatorit do ta vendosë në rend dite zgjedhjen e tyre”, theksoi Zaev.

Ai potencoi se për momentin nuk mund t’i kumtojë emrat e zëvendësministrave, sepse, nënvizoi, me partnerët e koalicionit akoma nuk i kanë konfirmuar të gjithë kandidatët.

Sipas tij, kusht për zgjedhje të zëvendësministrave është Kuvendi t’i formojë trupat e vet ndihmës, në mënyrë që të mund të funksionojë, si dhe të verifikohet mandati i deputetes së re e cila do ta marrë vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pjesën e pasdites të mbledhjes së djeshme ia verifikoi mandatin deputetes Emilia Rambabova nga koalicioni, e cila vjen në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button