Ndërroi jetë aktori Adem Mikullovci

Sot në orët e para të 15 shtatroit ka vdekur aktori i njohur nga Kosova, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj “Facebook”.

Adem Mikullovci i lindur në vitin 1939 në Vushtrri, përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button