Fritz konfirmon interesimin e klubit anglez për Rashicën

Clemens Fritz ish-mbrojtësi anësor i Werder Bremen aktualisht në rolin e drejtuesit te skuadra bardhjeshile ka konfirmuar interesimin e Aston Villas për Milot Rashicën, për të cilin ka shumë kërkesa në merkato por në drejtim të Werder Bremen ende nuk ka mbrritur oferta e duhur, transmeton SS.

“Mund ta konfirmoj që kemi qenë në kontakt me Aston Villën. Por, ende nuk ka asgjë konkrete. Ka disa kërkesa për të dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me menaxherin e tij”, u shpreh Fritz. Për kartonin e 24-vjeçarit, gjermanët këmbëngulin te shifra e 20 milionë eurove, ndërsa sipas raportimeve të ndryshme, Aston Villa është e gatshme të shpenzojë deri në 18 milionë, shifër kjo që për momentin nuk përmbush kërkesat e Werderit. Për Rashicën ka interes edhe nga Leipzig dhe dëshira e futbollistit është të transferohet te skuadra e Nagelsmann që mesa duket ka hyrë sërish në garë për të firmosur me talentin kosovar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button