Grabitje në një barnatore, autori u arrestua

Një burrë 38-vjeçar, pasdite ka kryer grabitje në barnatoren në bulevardin “Klimenti i Ohrit”, të cilin e arrestoi policia nga SP Qendër, transmeton MIA.

“Zyrtarët e policisë nga SP Qendër këtë pasdite ndaluan një burrë F.L. (1982) i cili rreth orës 16:30, kreu grabitje në barnatoren në bulevardin “Klementi i Ohrit”. Ai me kërcënimin me thikë i mori punonjësit rreth 6.000 denarë dhe një telefon celular. Menjëherë pas marrjes së raportit, janë marrë masa dhe personit është privuar nga liria, ndërsa paratë dhe telefoni janë gjetur”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button