RMV, Nesër do të fillojë kompensimi i depozituesve nga Banka Eurostandard

Nga nesër, Fondi i sigurimit të depozitave duhet të fillojë me pagimin e kompensimit të shumës së siguruar depozituesve të Bankës Eurostandard deri në shumën maksimale të përcaktuar ligjërisht prej 1.850.889 denarë, raporton Fokus, transmeton Portalb.mk.

Pagesa do të bëhet përmes Bankës Komerciale, NLB Banka, Stopanska Banka AD Shkup dhe Halkbank.

Sipas informacionit nga Fondi, në Banka Komerciale do të kompensohen depozituesit mbiemri i të cilëve fillon dhe shkronjat A, B, C, G dhe D, përmes NLB Bank do të kompensohen ata që mbiemrat e tyre fillojnë me shkronjat Gj, E, Zh, Z, I , J, K, LL dhe L, depozituesit të cilëve fillon mbiemri i M, N, Nj, O, P dhe R do të paguhet në degët e Stopanska Banka AD Shkup në të gjithë territorin dhe depozituesit me mbiemrat e shkronjave S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh do të paguhen në degët e “Halkbank” AD.

Nga Fondi sqarojnë se depozituesit – persona të vetëpunësuar me punë personale të cilët ishin regjistruar, në Bankën Eurostandard AD Shkup në falimentim, si TI (tregtar individual) ose avokat Emri Mbiemri ose Përmbaruesit Emri Mbiemri ose me emrin e aktivitetit, për shembull, Mishtore, kompensimin e tyre do ta pranojnë sipas shkronjës së parë të emrit. Përveç një dokumenti identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) është e nevojshme të bashkëngjitet dëshmia e regjistrimit të aktivitetit të biznesit (statusi aktual).

Vërtetimet e pronësisë së depozitës do të lëshohen drejtpërdrejt në bankat që bëjnë pagesë, kur depozituesi të vjen në bankë për të realizuar të drejtën e kompensimit. Për të realizuar të drejtën për pagesë të kompensimit, depozituesi duhet ta merr dhe ta nënshkruajë Vërtetimin te banka që bën pagesën, e ku ai është caktuar për të tërhequr mjetet.

Bankat që do të bëjnë pagesën do t’i paguajnë fondet vetëm mbajtësit të llogarisë/përfaqësuesit ligjor/kujdestarit të shënuar në vërtetim, e secili duhet të paraqet dokumente të vlefshme identifikimi.

Prokurat/autorizimet që depozituesit i kanë lëshuar tashmë për posedim të fondeve të përfaqësuesve të tyre/personave të autorizuar për depozitimin në “Eurostandard Bank” SHA Shkup do të jenë të vlefshme gjatë pagesës së kompensimit në bankat që bëjnë pagesën dhe nuk ka nevojë të lëshojë autorizime të reja për këtë qëllim.

– Në rast të pamundësisë që depozituesi të ushtrojë personalisht të drejtën e tij për kompensim, bankat që bëjnë pagesat do të bëjnë pagesën e fondeve personave të autorizuar në bazë të një prokure të vërtetuar nga noter publik. Në rast se pronari i depozitës është person i cili ka vdekur, trashëgimtarët e tij duhet të aplikojnë në Fondin e Sigurimit të Depozitave dhe të paraqesin dokumente identifikuese dhe vendimin e trashëgimisë në mënyrë që të realizojnë pagesën e kompensimit, shpjegojnë nga Fondi.

LEXO: U nënshkrua marrëveshje për kompensim të depozitave të Bankës Eurostandard, së shpejti do të fillojë pagesa
LEXO: Banka Popullore reagoi pas kërkesës së Trifun Kostovskit
LEXO: Kostovski kërkoi ndihmë nga të gjithë që BP ta tërheq vendimin për falimentimin e bankës Eurostandard
LEXO: Falimentimi i bankës Eurostandard në RMV, depozituesit do të dëmshpërblehen përmes katër bankave tjera
LEXO: Angellovska–Bezhoska: Sistemi bankar është dhe mbetet stabil dhe i sigurt, Eurostandard banka është rast i izoluar
LEXO: DAP paralajmëroi shfrytëzuesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime” që ishin klient të bankës “Eurostandard”
LEXO: Falimentimi i bankës “Eurostandard”, Presidenti Pendarovski dhe guvernatoja Angellovska-Bezhoska zhvilluan takim
LEXO: Ish-klientët e bankës “Eurostandard”, të hollat e sigurimit social, fëmijëve dhe familjeve kujdestare mund t’i marrin në bankë tjetër
LEXO: Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Rimbursimi i klientëve të “Eurostandard banka” do të fillojë brenda 20 ditësh, thonë nga fondi për sigurim të depozitave
LEXO: Falimentimi i Bankës Eurostandard, prej sot “Posta” nuk mund t’i sigurojë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit ditor për deponuesit e bankës

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button