Muriqi konfirmon transferimin te Lazio

Sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, të hënën do të bëj testet mjekësore para se të zyrtarizohet si futbollist i klubit italian, SS Lazio, transmeton RTK.

Lazio në rrjetin social Twitter ka paralajmëruar zyrtarizimin e Muriqit dhe kjo ka bërë që të “pushtohet” nga tifozët turq të cilët e kanë idhull Muriqin.

Muriqi tashmë është nisur nga aeroporti i Stambollit për në kryeqytetin italian, Romë. Ai për gazetarët turq ka konfirmuar se po i bashkohet Lazios.

“E shoh vetën në sistemin e tyre, sezonin e kaluar në shumë ndeshje kanë luajtur me dy sulmues. Ata më kanë thënë se iu pëlqejë dhe vendosa për ta. Do të bëj më të mirën për Lazion”, ka deklaruar Muriqi.

Muriqi, 26 vjeçar, sezonin e kaluar ishte transferuar në Fenerbahce, duke realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Ish sulmuesi i Lirisë së Prirzenit sezonin që shkoi shënoi 17 gola në Superligën e Turqisë.

Lazio ka paguar 18 milionë euro në drejtim të Fenerbahces për të siguruar shërbimet e Muriqit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button