fbpx

Do të pezullohet detyrimi për publikim të shpalljeve gjatë punësimit në firma të reja

Do të pezullohet detyrimi për publikim të shpalljeve për punësim në firma të sapohapura gjatë punësimit të themeluesve dhe punonjësve të tyre parashikon propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sistem njësportel dhe për udhëheqje të regjistrit tregtar që po e përgatit Ministria e Ekonomisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në pajtueshmëri me zgjidhjen ekzistuese ligjore, gjatë procedurës për regjistrim të themelimit të subjektit tregtar vetëm personat e autorizuar për përfaqësim (përfaqësuesi ligjor/drejtues) të subjekteve të regjistruara, mund të krijojë marrëdhënie pune pa publikim të marrëdhënies së punës pa publikim të shalljes në pajtueshmëri të Ligjit për marrëdhënie pune (bëhet fjalë për punësim të parë në firmën e re që hapet). jo mundësi nukparashihet për themeluesit e subjektit (përveç në qoftë se nuk janë persona të autorizuar për përfaqësim/drejtues), e as madje për persona të tjerë me të cilët subjekti në regjistrim ka nevojë të krijoë marrëdhënie pune nga arsye që për ta zbatohet procedura për krijim të marrëdhënie të punës sipas Ligjit për marrëdhënie pune dhe detyrimisht publikohet shpallje për vendin e punës, shkruan në elaborimin e projekt-ligjit të publikuar në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar të rregulloreve (ENER).

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se në qoftë se fshihet, gjegjësisht pezullohet detyrimi gjatë hapjes së firmës që të publikohet shpallje për punësim të themeluesve, gjegjësisht punonjësve, pritet përmirësim i gjendjeve në pjesën e indikatorit Fillim i biznesit në pajtueshmëri të raportit “Duing biznis” të Bankës Botërore.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close