BDI do të ketë pesë zëvendësministra dhe pesë sekretarë shtetëror, vendet e drejtorëve nuk janë ndarë (Video)

Me partnerin e koalicionit LSDM-në jemi dakorduar për ndarjen e pozicioneve të zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror, si dhe ndarjen themelore të disa nga vendet e drejtorëve. Por, kjo në fakt nuk është ndarje por zëvendësim i resorëve, për shembull SHA Posta me MEPSO-n, Fondi i SPIM-së me NPRRSH. Bëhet fjalë vetëm për këmbim të vendeve të drejtorëve që të jemi më produktiv dhe personat të japin rezultatet më të mira në vendet e tyre të reja të punës. Nuk ka ndarje të tjera të reja të vendeve të drejtorëve, tha në konferencën për shtyp zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik Artan Grubi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shkruan MIA, njofton Portalb.mk.

Grubi shtoi se gjithçka tjetër janë spekulime, për momentin.

Ai shfaqi shpresë se nesër ose pasnesër do t’i rrumbullakësojnë emrat e zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetëror. BDI, siç tha, do të ketë zëvendësministra në ministritë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Transportit dhe Lidhjeve, të Drejtësisë, të Shëndetësisë ose gjithsej pesë.

“Do të ketë edhe pesë sekretarë shtetëror. Sekretari shtetëror në Ministrinë të cilën unë e udhëheq tanimë është në procedurë të fillojë me punë. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës tanimë është emëruar nga ministrja e Kulturës dhe tre të tjerët besoj se do të emërohen gjatë javës së ardhshme”, tha Grubi. Theksoi se do të kompletohet i gjithë kabineti qeveritar dhe do të mund të funksionojnë tërësisht edhe pse shtoi se edhe sot me këtë përbërje funksionojnë shkëlqyeshëm.

Grubi konsideron se të gjithë emrat do të publikohen nesër, pasnesër ose madje gjatë ditëve të ardhshme.

“Ato që lexova nëpër mediat elektronike ditëve të kaluara janë të pavërteta. Vendet e drejtorëve nuk janë ndarë. Ne kishim këmbim të pesë vendeve të drejtorëve me pesë vende të drejtorëve, shpjegoi Grubi. Shtoi se bëhet fjalë për këmbim të drejtuesve të ndërmarrjeve me qëllim që të bëhet “freskim” i këtyre vendeve të drejtorëve, me ide të reja të cilët do të japin rezultate më të mira.

Grubi thotë se emrat ende nuk dihen, por do të kumtohen përmes përfaqësuesve të partisë së tyre, e jo përmes rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button