Japonezja Osaka fituese e finales për femra në US Open

Tenistja japoneze Naomi Osaka ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj kundërshtares bjelloruse Victoria Azarenka në finalen për femra në turneun e tenisit US Open në New York të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Osaka e cila në karrierën e saj ka nga një kampionat të fituar në Australian Open dhe US Open është fituesja e turneut duke fituar me setet 1-6, 6-3 dhe 6-3 kundër bjelloruses Azarenka e cila më parë ka arritur të fitojë dy herë kampionatin në Australian Open ndërsa në US Open ka luajtur 3 herë në finale.

Tenistja 22-vjeçare Osaka pas humbjes së setit të parë në ndeshjen e luajtur pothuajse me tribuna boshe për shkak të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) arriti të bëhet kampione duke fituar dy setet tjera.

Gjatë turneut, Osaka para ndeshjeve ka vendosur maska me emrat e shkruar të afroamerikanëve që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës policore në SHBA ndërsa këtë herë ajo doli në fushë me një maskë me shkrimin “Tamir Rice”.

Në finalen për meshkuj në turneun e US Open sot do të përballen tenisti gjerman Alexander Zverev dhe austriaku Dominic Thiem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button