fbpx

RMV, ulet numri i të hospitalizuarve me Covid-19

Janë regjistruar 142 raste me Kovid-19 nga 1.542 testime, pesë të vdekur dhe 98 të shëruar, është bilanci nga 24 orët e fundit. Më i riu prej viktimave është i moshës 46 vjeçare nga Makedonski Brodi.

Pacientët e tjerë që kanë vdekur janë të moshës 58 vjeç nga Shtipi, 69 vjeç nga Gostivari dhe dy janë të moshës 84 vjeçare. Prej tyre, njëri është nga Prilepi ndërsa tjetri nga Ohri, transmeton MIA.

Pacientët e tjerë që kanë vdekur janë të moshës 58 vjeç nga Shtipi, 69 vjeç nga Gostivari dhe dy janë të moshës 84 vjeçare. Prej tyre, njëri është nga Prilepi ndërsa tjetri nga Ohri.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend është 15.555, numri i të shëruar është 12.994 ndërsa i të vdekurve 642.

Për momentin, numri i rasteve aktive në vend është 1.919. Shkupi është me numrin më të madh të rasteve aktive ndërsa nga komunat e Shkupit në vend të parë është Aerodromi me 94 raste, Gazi Baba dhe Karposhi i kanë nga 71 raste, Qendra 68 ndërsa në Çair janë 55 raste aktive.

Në Klinikën Infektive në 24 orët e kaluara janë pranuar 7 pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 86 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 39 pacientë, nuk ka pacientë në respirator.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 4 fëmijë dhe 4 nëna pozitivë në Kovid-19, 1 fëmijë dhe një nënë të dyshimtë për virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 3 ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 31 pacientë. Në makinë respiratore janë 4 pacientë.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 11 ndërsa në spitalin në Shtip 55 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 136 persona pozitivë dhe të dyshimit për Kovid-19.

Infermieret këtë vit ishin në fokus të shënimit të 19 vjetorit të ngjarjeve tragjike më 11 shtator në SHBA për shkak të sakrificës së tyre në përballjen me koronavirusin. Ambasadorja amerikane në vend, Kejt Mari Bërns theksoi se në vitin 2020 nderohen infermieret, për shkak të përballjes së guximshme me pandeminë nga Kovid-19.

Ambasadorja Bërns theksoi se në ditët në vijim në faqen e “Fejsbuk”-ut do të publikohen storje për infermieret në Shkup dhe në tërë vendin, për përvojën e tyre me pandeminë dhe për shërbimin e tyre në përballjen me të.

Ministria e Punëve të Brendshme sërish me apel deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria të cilat janë në drejtim të parandalimit të përhapjes së Kovid-19.

Policia në 24 orët e fundit ka regjistruar 504 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës.

LSDM-ja në konferencën e djeshme për shtyp theksoi se që në ditët e para të mandatit të ri, Qeveria e kryesuar nga socialdemokratët është fuqishëm e përkushtuar në krijimin dhe realizimin e masave dhe politikave të cilat kanë për qëllim tejkalim të shpejtë të pasojave ekonomike nga koronakriza.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close