VMRO-DPMNE-ja e mbajti protestën e dytë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, paralajmëroi vazhdimin e tyre

VMRO-DPMNE sot paradite protestoi përsëri kundër vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë(KRRE), vendim i cili ka për qëllim rritjen e çmimit të rrymës elektrike, transmeton Portalb.mk. Ata paralajmëruar vazhdimin e protestave.

“VMRO-DPMNE nuk do të dorëzohet nga qëllimet, kjo nuk është përpjekje vetëm e VMRO-DPMNE-së, kjo është përpjekje e gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ata ftojnë qytetarët dhe organizatat kundër rritjes së çmimit të rrymës, duke e vlerësuar si një rritje e orkestruar nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Komisionit, Marko Beslimoski në shtabin e LSDM-së.

“Kërkesa e parë është kthimi i çmimit të vjetër të rrymës, që nënkupton rrymë më të lirë për popullin dhe e dyta është profesionalizimi i komisionit, gjegjësisht dorëheqja e kryetarit të Komisionit, Marko Beslimoski dhe anëtarëve që funksionojnë si dorë e zgjatur e Qeverisë”, deklarojnë nga partia.

Ata deklaruan se dyert e deputetëve të partisë janë mbyllur nga Komisioni, ndërsa nga Komisioni sqarojnë se për shkak masave kundër virusit korona janë të detyruar kërkesat t’i pranojnë në kutinë pranë hyrjes.

“KRRE që nga marsi i vitit 2020 vendosi protokoll  për punë në të cilën, mes tjerash,  shkrimet dorëzohen në një kuti të izoluar në hyrje  të KRRE-së. Në lidhje me kërkesën e dorëzuar  ishte  vepruar sipas protokollit të vendosur Shëndeti i qytetarëve dhe  siguria e të punësuarve gjatë pandemisë  është parakusht i rëndësishëm  për funksionimin e institucionit dhe për atë  trajtimi i kërkesës së sotme të VMRO-DPMNE-së është i njëjtë sikur edhe  për të gjithë personat juridik dhe fizik të cilët drejtohen deri te KRRE

Pas sjelljes së vendimit kohë pas kohe mbahen protesta në organizim të shoqatave dhe qytetarëve, të cilët për KRRE-në janë legjitim, por protesta e organizuar nga ana e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE e cila kërkon anulim të vendimit, është presion i drejtpërdrejtë ndaj punës sonë, vlerësojnë nga Komisioni.

Dy ditë më herët, partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE-ja protestoi kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke paralajmëruar protesta më masive në gjithë Maqedoninë, duke premtuar se kthim mbrapa nuk ka.

Ndryshe, pas pesë protestave të organizuara në rrugë të qyteteve të ndryshme, në mënyra të ndryshme, për arsye të njëjtë, Këshilli organizativ i protestave kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike kërkoi takim me grupet parlamentare dhe deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Javën e kaluar për herë të pestë me radhë mijëra banorë të Tetovës janë mbledhur të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Marshi protestues filloi nga “Sheshi Iliria” dhe u ndal para ndërtesës së EVN-së. Protestuesit ngritën telefonat me dritën e lëshuar duke bërtitur “HAJDUTË” dhe “EVN Mafia”. Protesta gjithashtu u mbajtën në Gostivar, Shkup dhe në qytetet tjera.

Vendimi i KRRE-së për të rritur çmimin e energjisë elektrike ishte skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

Lexo edhe këtu:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button