Ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja e Uashingtonit të zbatohet ashtu siç është nënshkruar

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, deklaroi sot se SHBA-ja inkurajon nënshkruesit e Marrëveshjes në Uashington që ta zbatojnë atë ashtu siç e kanë nënshkruar, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Ai ka bërë të ditur se së shpejti në Serbi do të vijë Korporata Financiare Ndërkombëtare Zhvillimore (DFC), e cila do të ndihmojë që SHBA të përmbushë ato që i ka premtuar.

“Po ashtu shpresoj që edhe miqtë tanë të respektojnë atë që e kanë nënshkruar”, ka thënë Anthony Godfrey, duke u përgjigjur në pyetjen nëse dokumenti është juridikisht detyrues për të gjitha palët dhe nëse do të ketë sanksione nëse ndonjëra palë nuk përmbushë atë për çka janë marrë vesh, transmeton Koha.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button