fbpx

Qyteti Shkupi porosit qytetarët: Shfrytëzoni rrugët alternative për hyrje në qytet derisa zgjat rinkonstruimi i bulevardit “Aleksandar Makedonski”

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative për hyrje në qytet, para së gjithash për shkak të rikonstruimit të madh të bulevardit “Aleksandar Makedonski” në komunën e Gazi Babës, që po vijon.

“Qytetarët munden në Shkup të hynë përmes qarkores së Shkupit, te vendi ku ndahet te lagjja Radishan, përmes bulevardit të ri ‘Hristian Todorovski Karposh’ kah komuna e Çairit, si dhe te vendi ku ndahet te lagjja Vizbeg kah Momin Potoku dhe lagjja Vollkovë kah komuna Gjorçe Petrov”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në Shkup këto ditë po zhvillohet, siç bëhet e ditur, ofensivë e madhe ndërtuese për ndërtim dhe rikonstruim të rrugëve të qytetit – po rregullohet rruga “Eseninova”, ndërsa po rikonstruohen rrugët Brigada Maqedonase – Kosovare, Llazar Liçenoski, Xhon Kenedi, Boca Ivanova, Bllagoja Stefkovski dhe Vostaniçka, si dhe bulevardi Vidoe Smilevski Bato.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close