KRRE u ankua te Komuniteti Energjetik (KE), BE-ja dhe SHBA-ja se VMRO-DPMNE po i bën presion të drejtpërdrejtë

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit kumtoi se i ka informuar Sekretariatin e Komunitetit energjetik në Vjenë, si dhe një pjesë të përfaqësuesve diplomatik ndërkombëtarë në vend lidhur me ngjarjet e fundit në vend lidhur me vendimin e 21 korrikut të këtij viti për miratimin e të ardhurave të rregulluara maksimale dhe çmimeve të elementeve përllogaritëse për ushtrim të veprimtarisë energjetike furnizim me energji elektrike të konsumatorëve të cilët i furnizon furnizuesi universal EVN HOME SHPK Shkup.

Pas sjelljes së vendimit kohë pas kohe mbahen protesta në organizim të shoqatave dhe qytetarëve, të cilët për KRRE-në janë legjitim, por protesta e organizuar nga ana e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE e cila kërkon anulim të vendimit, është presion i drejtpërdrejtë ndaj punës sonë, theksojnë nga KRRE, transmeton MIA.

“Si kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë dëshiroj t’Ju bindë se Komisioni rregullator çdoherë është i gatshëm për dialog me të gjitha palët e interesuara, por çdoherë do të jetë i pavarur në vendimmarrjen e vet dhe asnjëherë nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe ndikimeve të ndryshme. Vendimi i Komisionit rregullator për energjetikë është sjellë në bazë të Ligjit për energjetikë* dhe akteve adekuate nënligjore në të cilat janë inkorporuar parimet e legjislaturës së Bashkimit Evropian dhe standardet evropiane, me analizim të të dhënave për punën financiare të ushtruesve të veprimtarive energjetike. Njëkohësisht, me vendimin e sjellë, sigurohet funksionim i papengueshëm i sistemit elektro energjetik – siguri, stabilitet dhe besueshmëri në dërgesën e energjisë elektrike që është me rëndësi të posaçme mu në prag të periudhës së dimrit. Me atë rast, me vendimin e sjellur bëhet ulje e konsiderueshme e kërkesave të ushtruesve të veprimtarive energjetike për rritje të çmimeve të shërbimeve të tyre, përkatësisht nuk u njihen të gjitha shpenzimet e paraqitura, përveç ato për të cilat Komisioni rregullator konsideron se janë të arsyeshme”, thekson Marko Bislimovski, kryetari i Komisionit energjetik dhe shërbime të ujit në letrën dërguar Sekretariatit të Komunitetit energjetik në Vjenë, Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht, ankesave, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar edhe për sot protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button