Kompania franceze e naftës zhvendos 12 mijë familje në Ugandë dhe Tanzani

Dy raporte kërkimore për naftë të publikuara dje nënvizojnë rreziqet e mëdha që paraqesin projektet e naftës nga kompania franceze e energjisë Total në Ugandë dhe Tanzani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nafta nga Uganda do të derdhet përmes tubacioneve në Portin Dar es Salaam të Tanzanisë. Por shumë banorë në tokën përmes së cilës planifikohet të kalojnë tubat janë prekur.

Të paktën 12 mijë familje në Tanzani dhe Ugandë kanë humbur tokën, sipas raportit. Ekziston edhe rrezikimi i ekosistemeve të ndjeshme dhe vitale.

Raportet, “Premtime boshe poshtë linjës?” hulumtuar nga Oxfam dhe “New Oil, Same Business?” nga Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH) dhe Fondacioni për Iniciativën për të Drejtat e Njeriut (FHRI), vënë në dyshim mënyrën se si kompanitë e naftës po ekzekutojnë punimet në rajonin Albertine Rift.

Livingstone Sewanyana, kreu i FHRI, ndërsa nxori raportet në selinë e fondacionit në Kampala kërkoi nga qeveria dhe kompanitë e naftës të marrin në konsideratë zërat e komuniteteve dhe gjetjet kur zbatojnë zhvillimin e naftës në rajon.
“Ekziston nevoja për të ndihmuar njerëzit në tokën ku do të ndërtohen tubacionet. Zërat e tyre duhet të respektohen”, tha Sewanyana.

Nënkryetarja e FIDH-së, Sheila Muwanga, tha se raportet ofrojnë rekomandime të drejtuara nga komuniteti për të nxitur kompanitë e naftës dhe qeveritë që janë në prag të marrjes së vendimeve përfundimtare të investimeve për ndërtimin e tubacionit që fillon në mars, të ndërmarrin masa që shmangin katastrofat njerëzore dhe mjedisore.

“Është e rëndësishme të dëgjojmë zërin e komuniteteve për këto tema të ndjeshme. Ne kemi marrë dëshmi të anëtarëve të komuniteteve që kanë shprehur shqetësimet e tyre”, tha ajo.

Harrison Asaba, një banor në rrethin Buliisa akuzon kompaninë Total për mos dëmshpërblimin e disa shtëpive që ishin në kufijtë e 300 metrave nga puset, por në vend të kësaj i detyroi ata të largohen nga tokat e tyre.

Zyrtari i mbrojtjes pranë fondacionit për Nismën e të Drejtave të Njeriut, Rashid Bunya, tha se kompanitë që nxjerrin naftë në Bunyoro duhet të kompensojnë banorët e prekur nga projekti.

Bunya tha se FHRI dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile do të shkojnë në gjykatë për të kërkuar dëmshpërblim për banorët që u detyruan të zhvendosen dhe nuk janë dëmshpërblyer plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button