Edhe këtë sezon të ngrohjes BEG, e jo Qyteti i Shkupit, do t’i furnizojë shkupjanët me energji termale

Në fillim edhe të sezonit të radhës të ngrohjes, marrja e paralajmëruar e rrjetit për energji termale nga Qyteti i Shkupit nga furnizuesi aktual “Distribuim nxehtësisë Ballkan Energji SHPKPV” (DNBE) nuk do të realizohet dhe për këtë qyteti pret epilogun gjyqësor.

Ende ngelin një serë labirintesh juridike në relacionin ndërmjet Qytetit të Shkupit, Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Gjykatës administrative, me çka rritet edhe pasiguria kur dhe a do të realizohet marrje e rrjetit për përçim të nxehtësisë. Pavarësisht që në korrik të vitit të kaluar, Qeveria miratoi vendim që Qytetit të Shkupit t’i jepet në përdorim të përhershëm rrjeti i nxehtësisë, me të cilin do të menaxhojë ndërmarrja e sapoformuar për distribuim të energjisë termale dhe gaz “Sistemi energjetik i qytetit” (SEQ-Shkup), kjo nuk ka hyrë në funksion dhe punët kanë ngecur. Qyteti ene nuk ka përgjigje nga Gjykata administrative për padinë e parashtruar nga SEQ-Shkup kundër KRRE-së, nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak se KRRE nuk i jep licence për menaxhim me rrjetin e nxehtësisë.

Nga Qyteti i Shkupit sqarojnë që në Shkup, me sistemin për nxehtësi është e mbuluar vetëm 23% e sipërfaqes, janë lidhur vetëm 17% të shtëpive dhe Qyteti është ai që duhet të jetë krijues i politikës energjetike, të miratojë vendime ku duhet të ndërtohet rrjeti i nxehtësisë dhe gazsjellësit. Ata thirren në ndryshimet në Ligjin për energjetikë, sipas të cilave prodhimi, transferimi dhe distribuimi janë të ndara, siç janë edhe tani, me atë që këto veprimtari i kryejnë firma të posaçme të Ballkan Energji Grup, BEG.

Lidhur me nismën dhe aktivitetet e Qytetit Shkup për ndërmarrje të rrjetit të nxehtësisë nga BEG, prej në KRRE për “Meta.mk” thonë se që nga prill i këtij viti është miratuar vendim për pezullim të procedurës për lëshim të licencës për distribuim të energjisë termale, për çka momentalisht ka aktivitete paralele lidhur me këtë çështje që e kanë iniciuar institucionet e përfshira.

“Njëkohësisht pritet edhe Gjykata Administrative të prononcohet lidhur me këtë çështje. Ju informojmë që gjendja faktike në këtë moment është që, SHA për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirat banesore dhe afariste si me rëndësi për Republikën-Shkup, ka kontratë me Ballkan Enerxhi Grup SHPKNJP –Shkup ,Distribuim i energjisë termale, dhe me këtë kontratë ka të drejtë të përdorim të rrjetit të nxehtësisë deri më 31 dhjetor 2047”, shkruan në përgjigjen e tyre.

Thuajse përgjigje identike kanë dhënë edhe organet kompetente nga Ballkan Energji Grup.

“Në pajtim me Ligjin për transformim të ndërmarrjes publik për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste, me rrjetin për distribuim të nxehtësisë ekonomizon SHA për Ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste me rëndësi për republikën – Shkup (SHAEHA), me të cilën “Distribuim i nxehtësisë Ballkan Energji SHPKNjP” (DNBE) ka nënshkruar Marrëveshje për shfrytëzim të rrjetit për distribuim të nxehtësisë. Në pajtim me këtë Kontratë, DNBE posedon licencë për kryerje të veprimtarisë energjetike, distribuim të energjisë termale, të lëshuar nga KRRE, me vlefshmëri prej 35 vjet, përkatësisht deri në vitin 2047”, thonë nga DNBE.

Ata shtojnë që pas periudhës së kaluar me sukses për remont, në mënyrë aktive përgatiten për sezonin e ardhshëm të ngrohjes dhe që në fokus do të mbetet mirëmbajtje dhe furnizim të sigurt, të pandërprerë dhe cilësor të energjisë termale, si dhe që gjatë kryerjes së veprimtarisë të plotësohen të gjitha obligimet ligjore, tërësisht të respektohen obligimet nga Kontrata me SHAEHA dhe nga licenca si dhe të njëjtën e presin edhe nga subjektet tjera në shtet.

Megjithatë, nga Qyteti i Shkupit kanë theksuar që nuk heqin dorë nga nisma për ndërmarrje për menaxhim me rrjetin e nxehtësisë dhe për “Meta.mk” sqarojnë në detaje që kanë bazë ligjor për atë.

“Nga gushti i vitit 2019, por edhe sot, të drejtën për përdorim të përhershëm të rrjetit distributiv e ka SHA GES – Shkup dhe ajo e drejtë është fituar përmes procedurës ligjore dhe është evidentuar në secilin prej 24 fletave të pronësisë”, theksojnë nga Qyteti.

Organet e Qytetit sqarojnë që gjithë rrjeti me të cilin momentalisht menaxhon Shkup-Veri është regjistruar në pronësi të RMV-së, ndërsa 72%, për çka është kërkuar legalizim, ndërsa me të cilat menaxhon DNBE, është regjistruar në pronësi të RMV-së. 28% tjera kanë të bëjnë me tre lëndë që janë në procedurë të zgjidhjes së marrëdhënieve pronësoro juridike me tokën.

“Pavarësisht që rrjeti distributiv nuk është 100% i legalizuar, konsiderohet që është tërësisht në pronësi të RMV-së për shkak se paraqet entitet funksional teknologjik”, thonë nga Qyteti.

Përkujtojnë që vitin e kaluar, pas vendimit paraprak të Qeverisë, Këshilli i Qytetit Shkup ka vendosur, sendet e patundshme – objektet infrastrukturore, infrastruktura energjetike – përçuesit e nxehtësisë që janë në rajonin e Qytetit Shkup, t’ia jep në përdorim të përhershëm SHA GES-Shkup, që ajo të fitojë licencë për distribuim të energjisë termale. Kurse në bazë të asaj, SHA GES-Shkup ka parashtruar kërkesë për lëshim të licencës për distribuim të energjisë termale në zonën e komunave Çair, Butel, Karposh, Qendër, Kisella Voda dhe Aerodrom.

“Bartësi i licencës për distribuim të energjisë termale DNBE, nuk i plotëson më kushtet për të kryer këtë veprimtarie dhe licenca duhet t’i merret, në pajtim me nenin 50 të Ligjit për energjetikë dhe ajo t’i ndahet SHA GES-Shkup. Asnjë person tjetër juridik nuk posedon as nuk ka të drejtë për përdorim të rrjetit të nxehtësisë, të evidentuar në Librin publik të patundshmërive të RMV-së”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Megjithëse SHA GES-Shkup, e cila ka parashtruar kërkesë për licencë në KRRE, licenca ende nuk i është dhënë, për çka vitin e kaluar Shoqëria parashtroi padi kundër KRRE-së në Gjykatën administrative Shkup.

“Deri sot KRRE nuk e ka vazhduar procedurën për licencë, as Gjykata administrative Shkup nuk ka miratuar aktgjykim për padinë e parashtruar nga SHA GES-Shkup”, thonë nga Qyteti.

Padi vitin e kaluar ka parashtruar edhe DNBE në Gjykatën administrative kundër Agjencisë për kadastër të patundshmërive të RMV-së, me të cilën kërkohet shlyerje e të drejtës së Qytetit të Shkupit për përdorim permanent të rrjetit për distribuim të nxehtësisë. Gjykata administrative e refuzoi si të pabazë.

“Ky është aktgjykim i shkallës së parë me të cilën konfirmohet që SHA GES-Shkup përcaktohet si bartës i të drejtës për përdorim të përhershëm të rrjetit për distribuim të nxehtësisë. Presim të gjitha aktpaditë dhe ankesat e tyre të përfundojnë aktgjykime të njëjta”, deklaruan nga Qyteti.

Sipas tyre, nëse SHA GES-Shkup do të fitonte licencën, kjo do të ishte bërë nëpërmjet dy objekteve të veçantë energjetik: rrjeti për distribuim të nxehtësisë në rajonin e komuna Çair dhe Butel (Shkup Veri) dhe rrjetin e ngrohtores në rajonin e komunave Karposh, Qendër, Kisella Vodë dhe Aerodrom (Distribuim BE), ndërsa Shoqata do të kërkonte nga KRRE-ja edhe ulje të tarifës për distribuim të energjisë termale për 12%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button