fbpx

Takim Besimi – FMN: Qëllimi ynë është që rritja të dyfishohet në vitet e ardhshme

Ministri i Financave, Fatmir Besimi bashkë me ekipin e ministrisë dhe përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bergiot Bjornson Barkbu, shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Maqedoninë dhe Stefanie Eble, përfaqësuese Rezidente Rajonale për Ballkanin Perëndimor, sot realizuan takimin e parë zyrtar i cili u mbajt onlajn. Kriza e shkaktuar nga Kovid-19 dhe ndikimi i saj në ekonominë e Maqedonisë, masat e ndërmarra dhe pakoja e re e masave që aktualisht është duke u përgatitur në bashkëpunim me të gjithë aktorët në ekonomi, si dhe në konsultim me Bankën Botërore dhe FMN-në, ishin temë diskutimi në këtë takim.

“Prioriteti kryesor do të jetë zbutja e efekteve nga kriza e kovidit dhe sigurimi i bazës solide për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe njëkohësisht ruajtjtja e stabilitetit makroekonomik. Do të ndiqet puna e institucioneve dhe realizimi i projekteve të planifikuara për vitin konkret dhe në përputhje me të do të përcaktohet se sa mjete do t’u ndahen vitin e ardhshëm. Pastaj, fokusi do të jetë në tërheqjen e mjeteve financiare në ekonominë tonë nga burime të jashtme të financimit, si dhe shqyrtimin e mundësive për mobilizimin e burimeve të lira financiare nga tregu i brendshëm financiar dhe me këtë në koordinim me Bankën Popullore, ruajtjen e stabilitetit financiar dhe monetar në ekonominë”, tha Besimi.

Ministri potencoi se në rast se do të zbatohen në mënyrë të suksesshme politikat e mbështetura edhe nga integrimet euroatlantike, të cilat ndikojnë si katalizator të rritjes, ai pret që gjatë viteve të ardhshme rritja mesatare të dyfishohet, që nënkupton se në vitet më të suksesshme mund të tejkalohet kufiri psikologjik me mbi 4% rritje.

Shefi i Misionit të FMN-së i uroi ministrit sukses në punën e tij dhe theksuan se vazhdimisht e ndjekin situatën në ekonominë e Maqedonisë dhe siç thuhet, “do të vazhdojnë të na mbështesin në kuadër të mundësive të tyre, ashtu siç na kanë ndihmuar parapakisht me instrumentin për financim të shpejtë prej 176.5 milionë euro”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close