Kroaci, dy të vdekur dhe 291 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 291 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe dy vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 2.567.

Në mesin e tyre 320 pacientë janë në spital, ndërsa në respiratorë janë 27 pacientë.

Dy pacientë kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 12.917 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 208 kanë vdekur, ndërsa 10.142 janë shëruar.

Deri më tani janë testuar gjithsej 205.256 persona, prej tyre 4.118 gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button