Greqia ndaloi 2 gazetarë gjermanë me dyshimin për “spiunazh”

Dy gazetarë gjermanë të televizionit Deutsche Welle (DW) u ndaluan në ishullin grek Kastellorizo nën dyshimin për “spiunazh” dhe më pas u lanë të lirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të faqes greke “Enikos” një gazetar dhe një kameraman të DW u denoncuan tek autoritetet e rojës bregdetare nga ekuipazhi i anijes me arsyetimin se po filmonin anijen e flotës në port.

Pas kësaj forcat e policisë kërkuan nga gazetarët dorëzimin e pamjeve të filmuara por që kjo kërkesë u refuzua nga gazetarët.

Në drejtorinë e portit ku ishin të pranishëm edhe punonjësit e shërbimeve inteligjente greke (EYT), mësohet se pamjet në fjalë u konfiskuan nga autoritetet greke.

Gazetarët e ndaluar me arsyetimin e dyshimit për “spiunazh” u liruan pas paralajmërimit se duhet të marrin leje për kryerjen e punimeve të lajmeve në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button