fbpx

Lajçak: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se është momenti tashmë që dialogu të përfundojë me sukses, transmeton ABC.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se sot kanë kaluar 10 vjet kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut.

“Sot janë bërë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian, për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses”, shkruan Lajçak.

Ndërkohë të hënë e 7 shtatorit në kuadër të bisedimeve për dialogun Kosovë-Serbi është zhvilluar një tjetër takim mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Ndërkohë pas këtij takimi Lajçak kishte deklaruar se për herë të parë është diskutuar edhe për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, çështjet e komuniteteve jo shumicë, dhe pretendimeve të përbashkëta financiare e pronësore.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close