Shqipëri s’do të kryejë testim të mësuesve për COVID para nisjes së vitit shkollor

Ndryshe nga Kosova që ka vendosur testimin e mësuesve për covid para nisjes së vitit shkollor me 14 shtator, në Shqipëri nuk është vendosur diçka e tillë, transmeton EN.

“Ne nuk e kemi konsideruar të rëndësishme testimin paraprak, pra para fillimit të mësimit sepse ky është një infeksion që ti mund ta marrësh çdo ditë, edhe në qoftë se ne testohemi sot, të nesërmen, javën tjetër gjithkush nga ne mund të infektohet. Kështu që nuk është konsideruar kosto efektive. Ka vende që e kanë konsideruar të rëndësishme ka vende jo”, thotë  Shefja e Departamentit të Promocionit Shëndetësor në ISHP Genta Qirjako.

Nëse një mësues apo nxënës do rezultojë me covid, znj. Qirjako thotë se do të ketë testim për kontaktet e afërta të tyre, ndaj me rëndësi është ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës.

“Në rast se mësuesi figuron i infektuar me Covid-19 ai padiskutim do izolohet 14 ditë. Dhe sipas hetimit epidemiologjik do të testohen të gjithë personat e afërt që kanë qenë pranë këtij mësuesi, që mund të jenë pra kolegë, familjarët e tij, po pse jo edhe ndonjë nxënës që ndoshta ka patur kontakte shumë të ngushta. Mund të ndodhë që mund të jetë ekstremi ,që mund të izolohet gjitha shkolla, pra nëse ka shumë vatra epidemike brenda të njëjtës shkollë”, shprehet shefja në ISHP.

Megjithatë prindërit duket se janë të shqetësuar dhe kërkojnë që para nisjes së shkollës në bëhet testim masiv i stafit mësimor.

“Në fakt duhet të testohen, sepse imagjinoni nëse një mësues del me COVID, çfarë do ndodhë atëherë?”, shprehet një prind.

“Pse mos të bëhen se janë midis kalamajve. Kam nipër e mbesa që i kam në shkollë, detyrimisht që duhet t’i bëjnë”, thotë një tjetër prind.

Që nga përhapja e coronavirus në vend janë infektuar 291 fëmijë nga mosha 0 deri në 14 vjeç dhe deri më tani fatmirësisht nuk ka asnjë vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button