Spasovski publikoi detyrat që duhet t’i realizojë gjatë mandatit katër vjeçar, paralajmëroi luftë serioze kundër krimit dhe korrupsionit dhe transformim të vendit (VIDEO)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka prezantuar sot para gazetarëve detyrat që duhet t’i realizoj kjo ministri gjatë mandatit të ri 4 vjeçar. Spasovski premtoi, transparencë, transformim dhe evropianizim të vendit dhe tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ai vlerësoi se ka ardhur koha që në vend të ketë rend, drejtësi dhe disiplinë, shkruan Portalb.mk.

Spasovski, mes tjerash, paralajmëroi aksione serioze kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, intensifikim të luftës kundër migrimit ilegal dhe tregtisë me njerëz, digjitalizim dhe modernizim të shërbimeve si dhe vendosje të sistemit me kamera për rritjen e sigurisë në trafik dhe gjoba joselektive.

Detyrat e parlajmëruara që Ministrisë së Punëve të Brendshme duhet t’i realizoj brenda mandatit katër vjeçar në fushën e luftës kundër korrupsionit  dhe krimit të organizuar janë:

  • Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratës, do t’i vazhdojmë reformat në fushën e sigurisë kibernetike ndërsa, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, do të vazhdojmë me luftën e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit.
  • Do të japim kontribut të plotë për zbatim të suksesshëm të negociatave qasëse me Bashkimin Evropian, për kapitullin 24 – Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një ndër kapitujt kyç të procesit
  • Do ta intensifikojmë luftën kundër migrimit ilegal dhe tregtisë me njerëz dhe pres, ashtu si në periudhën e kaluar, të vazhdojmë bashkëpunimi i shkëlqyer me partnerët tanë dhe sektorit civil në realizimin e këtyre qëllimeve
  • Policia është partner me punonjësit mediatik dhe do të vazhdojmë edhe më tej të bashkëpunojmë në mënyrë të përbashkët t’i mbrojmë mediat dhe gazetarët dhe kuptohet, të veprojmë në mënyrë preventive dhe të sanksionojmë të gjithë ata të cilët do të tentojnë në çfarë do mënyrë, verbale apo fizike, të sulmojnë punonjës mediatik
  • Do t’i sanksionojnë edhe nëpunësit policor që punojmë në kundërshtim me ligjin dhe keqpërdorin kompetencat e tyre

Spasovski tha lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe vendosja e rendit do të realizohet përmes përforcimit të kontrollove. Në lidhje me këtë, ai theksoi se, ditëve të fundit kemi realizuar disa aksione në drejtim të ballafaqimin me krimin, para së gjithash me ballafaqimin e tregtisë ilegale me lëndë narkotike dhe në periudhën vijuese vazhdojmë me aksione serioze në këtë drejtim.

  • Do ta finalizojmë edhe konceptim “Polic i lagjes”, prezenca më e madhe e policëve me uniformë në vende ku tash më funksionon po jep rezultate dhe ajo paraqet nxitje që të vazhdojmë me implementimin e kësaj në çdo vendbanim.
  • MPB do t’u përgjigjet dhe do të zgjidh procedurat dhe çështjet e qytetarëve dhe personave juridik me kohë në mënyrë efikase dhe të duhur. Jemi të hapur për qytetarët, opinionin profesionist dhe personat juridik. Jemi të hapur për shoqërinë civile, për të gjitha idetë që mund të ndihmojnë punën tonë.
  • Ne periudhën vijuese do të vazhdojmë me aksione serioze që do të ndikojnë në mënyrë direkte në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
  • Shumë shpejt do të paraqitet plani për kontrolle të përforcuara në trafik. Plane të këtilla do të përgatiten edhe në fusha të tjera të punës së policisë do të prezantohen para qytetarëve në mënyrë adekuate si dhe rezultatet që do të arrihen.

Ministri i Brendshëm paralajmëroi edhe përmirësim të kushteve të punës të nëpunësve policor si dhe sigurimin e kushteve që do të kontribuojnë për punë më efikase të policisë;

  • Kemi bërë reforma në sistemin e sigurisë për të cilat kemi marrë mirënjohje nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe vazhdojmë në drejtimin e njëjtë – policia partner dhe mbrojtës i qytetarëve.
  • Vazhdojmë me implementimin e strategjive që përgatitëm periudhën e kaluar dhe që duhet të kontribuojnë për punë më efikase të policisë.
  • Nëpunësve policor ua kemi përmirësuar kushtet e punës dhe standardin dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në vazhdimësi dhe duhet ta bëjmë në mënyrë më intensive në periudhën vijuese.
  • Vazhdojmë me rinovimin dhe rikontruimin e objekteve policore por edhe me ndërtimin e objekteve të reja dhe furnizimin e uniformave. Në fazë përparimtare është ndërtimin i objektit për krim-teknikë me laborator bashkëkohor të forenzikës, e cila do të ketë ndikim edhe në shpejtësinë e procedurave

Pjesë e detyrave që duhet të realizohen gjatë mandatit katër vjeçar nga ana e Minsitrisë së Punëve të Brendshme është edhe digjitalizimi. Në këtë drejtim, planifikohet digjitalizimi i shërbimeve, modernizimi i bazës së të dhënave dhe koncept i ri i sigurisë në trafik.

  • Vazhdojmë me procesin e digjitalizimit të shërbimeve që ua ofrojmë qytetarëve si dhe modernizimi i bazës së të dhënave.
  • Do të zbatojmë funksionimin e plotë të qendrës moderne të informatave që është ndërtuar në Prilep.
  • Një ndër prioritetet është vendosja e një koncepti të ri të sigurisë në trafik në qendrat urbane. Kjo nënkupton rregullim i qartë dhe rigoroz i shpejtësisë në vendbanimet, vendosjen e sistemit me kamera për respektimin e rregullave dhe shpejtësisë, automatizim i plotë i sistemit të gjobave dhe adresimi i gjoba në regjistrimin e automobilit.
  • Do t’i modernizojmë vendkalimet kufitare me lexues digjital të targave të regjistrimit.

Kryeministri, Zoran Zaev, të enjten e kaluar në mënyrë ceremoniale ua ndau detyrat gjithë ministrive, në formë të letrave mandatare, të cilat duhet t’i realizojnë gjatë mandatit katër vjeçar. Këto detyra duhet të publikohen, megjithatë deri më tani, edhe pse kanë kaluar pothuajsë një javë, Spasovski është minsitri i parë që i ka publikuar ato. Ndërkohë, Minsitria e Shëndetësisë ka paralajmëruar po ashtu, se së shpejti do të publikoj letrën mandatare nëpërmjet një konference për media. Ditëve në vijim një gjë të tillë, parashikohet që ta bëjnë edhe ministritë e tjera.

Letra e plotë mandatare që Zaev i dorëzoi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button