Detaje nga zjarri në ndërtesën ku ndodhen Sekretariati për Çështje Evropiane, Inspektorati i Mjedisit dhe MIA

Zjarri i cili sot në mëngjes shpërtheu në zyrat e ish Bankës Komerciale është fikur, ndërkaq sipas vlerësimeve të para janë të dëmtuara gjashtë hapësira në katin e parë ku ndodhet Inspektorati i Mjedisit Jetësor. Në ndërtesë ndodhen edhe zyrat e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Agjencisë Informative Mediatik (AIM, apo MIA), njofton Portalb.mk.

Gjithsej kanë intervenuar 24 zjarrfikës me nëntë automjete.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski deklaroi se zjarri është paraqitur në ora 06:50, ndërkaq është lokalizuar në ora 08:50.

“Bëhet fjalë për intervenim të komplikuar pasi që zjarri është në Inspektoratin e Mjedisit Jetësor. Bëhet fjalë për hapësira të ish Bankës Komerciale, të rindërtuara me gips-kartonë dhe dyer të qelqit. Brenda nuk punon asnjë hidrant. Kjo na ka paraqitur problem”, deklaroi Simovski.

Ai sqaroi se nuk e kanë ditur se si të hyjnë, derisa nuk kanë ardhur disa prej punëtorëve të institucioneve të cilët ua kanë treguar skemën se nga të hyjnë.

Arsyeja e zjarrit, sipas vlerësimit fillestar të Simonovskit është instalimi elektrik.

Gjatë intervenimit, vetëm një zjarrfikës është ankuar për ngufatje pas së cilës ka intervenuar Ndihma e Shpejtë, ndërkaq zjarrfikësi tani është në gjendje stabile.

Zjarri në Sekretariatin për Çështje Evropiane

Zjarri në Sekretariatin për Çështje Evropiane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button