Stojanov: Nuk shkuan në punë, por kanë shkuar në pushime vjetore, në kafene dhe restorante

Aleksandër Stojanov, drejtori i Qendrës për shëndetin publik në Maqedoninë e Veriut sqaroi se cilët të sëmurë kronikë do të kthehen në punë do të varet nga specialistët që ndjekin gjendjen shëndetësore të të sëmurëve dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk e përcakton këtë.

“Për ne si epidemiolog dhe si punëtorë shëndetësore që sa më lehtë të ballafaqohemi me krizën është që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi, por nuk qëndrojnë. Këtu kemi shumë raste ku njerëzit gjithçka bënë vetëm nuk shkuan në punë. Kanë shkuar në pushime vjetore, në kafene dhe restorante”, deklaroi Stojanov për TV21.

Ai sqaroi se në rast se pacienti ka probleme me mushkëritë, do të vendosë pulmologu dhe jo Komisioni për Sëmundje ngjitëse se a duhet të kthehet ai në punë.

Stojanov raportoi se 263 persona kanë munguar në vendet e punës për këtë arsye, prandaj Komisioni ka kërkuar kthimin e tyre në vendet e punës për shkak mungesës së kuadrit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button