Mbi 27 milionë të infektuar dhe 880 mijë të vdekur në gjithë botën

Rastet e infektimit me COVID-19 kaluan kuotën e 27 milionëve, ndërkohë që bilanci i viktimave shkoi mbi 880 mijë, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton EN.

Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili janë vendet më të prekura sa i takon infektimeve. Kështu, Amerika numëron thuajse 6 milionë e 200 mijë raste, India 4 milionë e 200 mijë dhe Brazili mbi 4 milionë e 120 mijë.

Edhe sa i takon vdekjeve, Shtetet e Bashkuara kryesojnë me mbi 187 mijë raste, të ndjekura nga Brazili me mbi 126 mijë dhe India me mbi 71 mijë vdekje.

Për nga infektimet, tre vendet në fjalë ndiqen nga Rusia, Peruja, Kolumbia, dhe Afrika e Jugut.

Ndërkohë, në Evropë, numrin më të lartë e mban Mbretëria e Bashkuar, me mbi 41 mijë raste, Italia me mbi 35 mijë dhe Franca me mbi 30 mijë.

Ndërsa Spanja regjistron numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara, thuajse 500 mijë.

Sipas zyrave rajonale të OBSH-së, problematika më e madhe mbetet megjithatë në kontinentet amerikane, që në tërësi përbëjnë mbi 14 milionë raste infektimi dhe mbi 486 mijë vdekje, të ndjekura nga Azia jug-lindore me 4.7 milionë dhe kontinenti evropian me mbi 4.5 milionë te prekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button