fbpx

Mësuesit i fshatit që ndërtoi një klasë në ambient të hapur në Bosnjë

Mësuesit në një shkollë fillore në fshatin Kaquni në qendër të Bosnjës, kanë përdorur pushimin e verës për të ndërtuar një klasë shkollore në ambient të hapur, jashtë shkollës, në mënyrë që nxënësit të mos rrezikohen nga COVID-19, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

“Modeli ynë ofron ajër të pastër për mësuesit dhe nxënësit. Na lejon të marrim frymë, të flasim dhe punojmë lirshëm. Jam krenar për këtë”, ka thënë Mirza Begoviq, një mësues i gjuhës në shkollën në Kaquni, ku janë të regjistruar rreth 1000 nxënës.

Ideja për një klasë shkollore në ambient të hapur ka qenë në mendje të mësuesve tash e sa kohë, por pandemia COVID-19 ka shpejtuar implementimin e kësaj ideje. Projekti kishte filluar me fonde minimale, por shpejt erdhën donacionet. Kryetari i fshatit ofroi materialin ndërtimor.

Klasa u kompletua brenda një muaji, në kohë për të pritur nxënësit pas muajve të mësimit në distancë. Kjo klasë do të përdoret për aq sa lejon moti.

Mësuesit kanë mbledhur disa banka të drurit dhe kanë bërë një rreshtim në formë amfiteatri, ku mund të mbahen edhe shfaqje. Një dërrasë e zezë gjigande qëndron prapa mësuesit.

Shkolla në Kaquni, si të gjitha shkollat në Bosnjë, kanë ndarë klasat në grupe të vogla në mënyrë që nxënësit ta mbajnë distancën fizike. Disa ndjekin mësimin nga shkolla e disa mësojnë nga shtëpia, duke u bërë rotacion vazhdimisht për të parandaluar mbingarkesën e shkollave.

Mbajtja e maskave është ende e obligueshme për nxënësit kur të arrijnë në shkollë dhe largohen nga shkolla, por gjatë mësimit nuk janë të obliguar nëse është duke u mbajtur distanca.

“Jam shumë i emocionuar që po kthehem në shkollë dhe po shoh shokët e mi më në fund e po ashtu të kemi këtë klasë”, ka thënë 14-vjeçari Anel Hoxhiq.

Bosnja ka regjistruar 21.961 raste me COVID-19 dhe 669 të vdekur.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close