USAID i jep UNICEF-it në Shqipëri 1.4 milionë USD për luftën kundër virusit korona

Përmes USAID, SHBA-ja i ka dhënë UNICEF Shqipëri një kontribut prej 1 400 000 USD për luftën kundër pandemisë së koronavirusit, transmeton OraNews.

Shuma për UNICEF Shqipëri është siguruar përmes një granti botëror nën ombrellën e USAID/UNICEF.

UNICEF Shqipëri bashkëpunon me Qeverinë shqiptare për të përmirësuar sektorin shëndetësor të vendit, veçanërisht në fushat që lidhen me kujdesin e nënave, të foshnjave dhe të fëmijëve.

UNICEF dhe USAID kanë nisur një fushatë të re të quajtur ‘‘Superheroes wear masks and hug with heart (Superheronjtë mbajnë maska dhe japin përqafime plot dashuri)’’.

Qëllimi i kësaj fushate është promovimi e parandalimit të COVID-19.

Kjo fushatë, e cila nis zyrtarisht ditën e martë, më 8 shtator, bashkon një sërë nismash, duke përfshirë edukatën e higjienës personale dhe promovimin e shëndetit për të përmirësuar ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi COVID-19, si dhe për mënyrat se si mund të parandalohet transmetimi i tij.

UNICEF-i Shqipëri do të punojë në kuadër të infrastrukturës së drejtuar nga Kombet e Bashkuara, në koordinim të ngushtë me OBSH-në, nën drejtimin e sistemit kombëtar të qeverisjes, si dhe me partnerë të shoqërisë civile për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre nga ekspozimi ndaj COVID-19 dhe për reduktimin e vdekshmërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button