Pendarovski: Demokracia nuk njeh diskriminim mbi bazë të përkatësisë kombëtare apo etnike

Para pothuajse tre dekadave, në vitin 1991, në referendum, bindshëm shumica e qytetarëve tanë votuan të jetojnë në një Republikë  të pavarur, të lirë dhe demokratike të Maqedonisë. Prej atëherë kemi pasur  ngritje dhe ulje në luftën për vlera demokratike.  Rrugën nëpër të cilën atëherë u nisëm nuk është e lehtë, thotë në fjalimin me shkrim presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Mia.

“Rruga kërkon politikanë të cilët të marrin vendime në interes të qytetarëve, institucione transparente, dialog të vazhdueshëm midis pushtetit dhe opozitës, sektor civil  i cili e rishikon punën e secilit pushtet dhe mediave të lira të cilët punojnë për interesin publik, e jo nën diktat të politikës apo biznesit. Gjithashtu, demokracia nuk njeh diskriminim mbi bazë të përkatësisë kombëtare apo etnike, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, orientimit seksual, origjinës sociale, fetare apo bindjes  politike, aftësive të kufizuara apo në çfarëdo baze tjetër”, thotë Pendarovski.

Ky vit, siç thekson presidenti i shtetit, ishte i vështirë edhe për ne edhe për botën për shkak të pandemisë së Kovid-19. Kriza e cila i preku të gjitha fushat të jetës sonë dhe la pasoja të  qëndrueshme mbi mënyrën në të cilën punojmë, shoqërohemi, mënyrën në të cilën mësojnë fëmijët tanë. Pandemia sigurisht do të je me ne edhe një kohë të gjatë  dhe do të sjellë presion shtesë mbi të gjithë shoqërinë. Por, me forca të përbashkëta dhe me përkushtim, me punë të mundimshme mund t’i tejkalojmë këto probleme.

LEXO: Pas 29 vitesh pavarësi, Maqedonia e Veriut në NATO, por në pritje të negociatave me BE-në 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button