Lavrovi u takua me Asadin: Situata në Siri është relativisht e qetë

Situata në Siri është relativisht e qetë dhe kjo tendencë duhet të konsolidohet, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov pas bisedimeve me presidentin e Sirisë, Bashar al Asad, shkruan Mia.mk.

“Sot kemi pasur bisedë të gjatë me presidentin sirian, Bashar al Asad. Ne diskutuam në detaje situatën në terren. Ne ramë dakord që situata në Siri është tani relativisht e qetë dhe se kjo tendencë duhet të konsolidohet”, tha Lavrov në konferencën për shtyp në Damask, transmeton TASS.

Shefi i diplomacisë ruse theksoi se disa “lojtarë të huaj” nuk janë të interesuar të stabilizojnë situatën në Siri dhe kërkojnë të inkurajojnë tendencat separatiste në atë vend.

“Për këtë qëllim, ata po përdorin masa të njëanshme të paligjshme për të mbytur ekonominë e vendit”, tha ai.

“Sot ne kemi përsëritur qartë dhe pa mëdyshje angazhimin tonë për sovranitetin sirian, integritetin territorial dhe pavarësinë politike”, tha Lavrov.

Pas takimit me Lavrovin dhe zëvendëskryeministri rus, Juri Borisov, me ministrin e Punëve të Jashtme sirian, Valid Muallem theksoi se Rusia dhe Siria kishin rënë dakord të vazhdonin zbatimin e projekteve ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button