Zaev – Zadorozhnjuk: Potencial për zhvillim të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunim efektiv ekonomik dhe tregtar

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaevi sot u takua me ambasadoren e Ukrainës, Natalija Zadorozhnjuk, me të cilën u dakorduan se të dyja vendet kanë marrëdhënie miqësore dhe kushte për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritje të qarkullimit tregtar dhe interes për përforcimin e bashkëpunimit në më shumë fusha, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar për informim, shkruan Mia.mk.

Në takim, siç theksohet, kryeministri Zaevi theksoi se të dyja vendet kanë qëllime të përbashkëta strategjike, realizim të integrimeve euro-atlantike. Me ambasadoren ukrainase kanë biseduar edhe për masat që po ndërmerren në të dyja vendet për përballje më të lehtë me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19.

“Në takim, ambasadorja Zadorozhnjuk kryeministrit Zaev ia përcolli urimin nga kolegu i tij, kryeministri i Ukrainës, Denis Shmihal me rastin e festës së ardhshme, 8 Shtatori – Ditës së Pavarësisë së atdheut tonë me dëshira për vazhdimin e marrëdhënieve miqësore tradicionale dhe përmbushjen e potencialit në pikëpamje të bashkëpunimit dypalësh efektiv”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button