Manchester City njoftoi për dy futbollistët e infektuar me Covid-19

Dy futbollistë të Manchester Cityt kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi anglez, që përmes një postimi në ‘twitter’, ka bërë të ditur dhe emrat e lojtarëve të infektuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Aymeric Laporte dhe sulmuesi Riyad Mahrez, transmeton EN.

Të dy futbollistët janë asimptomatikë dhe gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore. Futbollistët janë futur në izolim dhe do të qëndrojnë në karantinë deri në momentin që të kenë kaluar coronavirusin, duke ndjekur protokollin e Premier Legaue dhe qeverisë britanike.

Numri i futbollistëve të infektuar ka ardhur në rritje në javët e fundit, kjo dhe si pasojë e ekspozimit të lojtarëve në zona të populluara, gjatë pushimeve.

Premier League është programuar për të nisur këtë fundjavë, por situata me covid në disa prej skuadrave ka krijuar problematika dhe pasiguri, pasi nuk ka garanci për atë çka mund të ndodhë gjatë sezonit, nëse numri i të prekurve do të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button