fbpx

Kina ngrin vizat për gazetarët e organeve amerikane të shtypit

Autoritetet e Pekinit kanë pezulluar ri-aktivizimin e kredencialeve për gazetarët e huaj që punojnë për organe amerikane të shtypit në Kinë. Ky është një tjetër shembulli i akteve hakmarrëse në përplasjet SHBA-Kinë lidhur me mospajtime ekonomike dhe diplomatike, transmeton VOA.

Gazetarët që aplikuan kohët e fundit për rinovimin e kredencialeve që janë të vlefshme për një vit, kanë marrë vetëm leje të përkohshme dhe viza të vlefshme vetëm për dy muaj.

Rrjeti mediatik CNN konfirmoi se një nga korrespondentët e tij, shtetasi amerikan David Culver, është një nga gazetarët e ndikuar nga vendimi i fundit i Pekinit. Gazeta New York Times thotë se përveç rrjetit CNN, edhe punonjës të gazetës Wall Street Journal dhe shërbimit të gazetarisë fotografike, Getty Images, u ndikuan nga kjo masë.

Gazeta New York Times njofton se ka mësuar nga një gazetar se autoritetet kineze kanë thënë se nëse administrata Trump dëbon gazetarë kinezë që tani ndikohen nga rregulloret e reja të vizave të vendosura në muajin maj nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Pekini do të marrë masa reciproke.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus nxori një deklaratë ku thotë se SHBA “është pa diskutim e shqetësuar nga veprimet e propozuara nga Republika Popullore e Kinës”.

Përplasjet filluan në mars, kur Pekini dëboi disa gazetarë të New York Times, Washington Post dhe Wall Street Journal, pasi administrata Trump kufizoi në 100 vetë numrin e shtetasve kinezë që lejohen të punojnë në SHBA, nëse janë të punësuar nga pesë grupe shtetërore mediatike të Kinës.

Administrata Trump njoftoi në maj se të gjithë gazetarët kinezë do të merrnin vizë 90-ditëshe dhe jo më vizë pa afat me një hyrje që kishin marrë më parë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close