Çmime të reja të derivateve në Maqedoninë e Veriut

Çmimet e benzinave dhe dizelit prej sonte në mesnatë do të ulen edhe atë benzina për 0,5 denarë, ndërsa dizeli për 1,5 denarë. Ulja është rezultat i uljes së çmimit të naftës së papërpunuar në bursat botërore.

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendimin e sotëm me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,73 për qind, kumtoi se prej sonte në mesnatë Eurosuper BS-95 do të kushtojë 59.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të BS-98 do të kushtojë 61,50 denarë.

Çmimi i shitjes me pakicë të Eurodizel (D-E V) do të kushtojë 50.50 denarë për litër. Për 1 denarë për litër ulet çmimi i shitjes me pakicë të Vajit ekstra të lirë për amvisëri dhe do të kushtojë 50.50 denarë për litër, Çmimi i shitjes me pakicë i mauzutit M-1 HC do të kushtojë 25.956 denarë për kilogram.

Gjatë javës së kaluar të gjitha çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë ulje edhe atë: tek benzina për 3.103 për qind, të dizelit për 5.626 për qind, të vajit ekstra të lirë për 5.358 për qind dhe të mazutit për 2.497 për qind.

Në periudhën e njëjtë kursi i denarit në krahasim me dollarin është më i ulët për 0,64 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button