Kosovë, 7 të vdekur dhe 92 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 7 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 563 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 92 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 14.119.
Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 457 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 54.011 mostra. Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 115 pacientë të rinj ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button