Tenderi për “video- mbikëqyrje inteligjente” të korridorit 10 sërish shtyhet deri në fund të vitit 2021

Për të dytin vit radhazi po shtyhet shpallja e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e sistemit të komunikimit – informacionit për kontroll dhe menaxhim të trafikut (Sistemi inteligjent i transportit – SIT) në Korridorin 10. Këtë herë ishte shpërthimi i koronës dhe kriza e përgjithshme që ajo e shkaktoi në vend që çoi deri te shtyrja e të re e shpalljes së tenderit, me të cilin duhet të rritet siguria në trafik në autostradën nga Tabanovci deri në Gjevgjeli duke aplikuar kontroll dhe informim rreth kushteve të motit, ngecjeve në rrugë, kontroll mbi transportin e substancave të rrezikshme dhe matjen e dendësisë së trafikut dhe pesha e kamionëve, transmeton Portalb.mk

Ministria e transportit dhe lidhjeve informon për “Meta.mk” se shpallja e tenderit për instalim të SIT është shtyrë deri në fund të vitit 2021, por megjithatë presin që projekti të realizohet brenda një viti. Autoritetet e ministrisë presin që afati i premtuar, kah fundi i vitit 2022, për të lëshuar sistemin në përdorim nuk do të shtyhet.

“Meta.mk” në periudhën e kaluar në disa raste e trajtoi temën e sigurisë në komunikacion në rrugët e Maqedonisë, me theks të veçantë në sistemin inteligjent të transportit. Është një projekt që do të mundësojë krijimin e një qendre të kontrollit për monitorim të trafikun dhe kushteve të motit në këtë autostradë gjatë 24 orëve. Përmes kamerave të instaluara, operatorët nga qendra e kontrollit do të jenë në gjendje të rregullojnë, ridrejtojnë ose ndalojnë trafikun në rast emergjence. Të gjitha informatat për ngjarjet emergjente do t’u shpallen shoferëve përmes shenjave elektronike që do të vendosen përgjatë rrugës, në segmentin nga Tabanovci deri në Gjevgjeli. Në të njëjtën kohë, në autostradë do të instalohen telefona SOS, përmes të cilëve shoferët do të mund të raportojnë për ndonjë aksident në rrugë ose defekt të automjetit të tyre.

Instalimi STI në Korridorin 10 do të kushtojë 18,6 milionë euro. Dokumentacioni i projektit për sistemin e ri u përgatit nga Instituti i ndërtimit Maqedoni dhe “Promel Sistemi” nga Zagrebi, ndërsa Fakulteti i Ndërtimtarisë në UKIM vitin e kaluar përfundoi rishikimin e dokumentacionit të përgatitur.

Tenderi ndërkombëtar për përzgjedhjen e kontraktuesit fillimisht u paralajmërua për vitin 2019, pastaj shpallja e tij u shty për gjysmën e parë të vitit 2020, e më pas për në fund të vitit. Përfitimi kryesor nga instalimi i STI do të jetë zvogëlimi i numrit të aksidenteve në autostradë, si dhe numri i të vdekurve dhe të plagosurve në aksidente. Atu shtesë e projektit të ardhshëm është zvogëlimi i planifikuar i emisioneve të dyoksidit të karbonit nga automjetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button