Studentët e prezantuan Deklaratën për rininë, arsimin dhe të ardhmen te ministrja Carovska

Përfaqësuesit e asambleve studentore në universitetet “Shën Kirili dhe Metodij”,“Nënë Tereza”,“Goce Delçev”,“Shën Kliment Ohridski” dhe “Universiteti i Evropës Juglindore ” mbrëmë u takuan me mnistren e re të Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, dhe prezantuan Deklaratën për Rininë, Arsimin dhe Ardhmërinë.

Në deklaratë janë të paraqitura kërkesat për reforma për arsim më kualitativ, investime në shkencë dhe infrastrukturë arsimore, standarde më të larta të studentëve dhe përfshirjen e të rinjve në krijimin e politikave arsimore.

“Ne i përcollëm Ministres kërkesën tonë për hapjen e konvikteve dhe zgjidhjen e problemit me grupin e studentëve që nuk morën kartela pagese vendore”, thanë nga Asambleja Studentore e Universitetit të UKIM.

Ashtu siç deklaruan, ata shpresojnë që më në fund të kenë një ministri cilësore dhe transparente, të gatshme për politika dhe projekte që do të përmirësojnë situatën në sistemin e shkatërruar arsimor.

Për takimin njoftoi gjithashtu edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Carovska.  Ajo shkroi dje në profilin e saj në Facebook se të rinjtë janë një partner i rëndësishëm në krijimin e politikave të suksesshme.

“Së bashku ne krijojmë arsim modern dhe cilësor, por gjithashtu do të punojmë për të përmirësuar jetën dhe standardet e të rinjve. Ne biseduam për këto dhe përparësi të tjera sot me përfaqësuesit e Asambleve Studentore të Universitetit,” theksoi Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button