COVID-19, India shënon mbi 1 mijë viktima të reja, Brazili dhe Meksika disa qindra

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.089 vdekje, në Brazil 888 ndërsa në Meksikë 522, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 86.432 raste të reja, duke e rritur në 4.023.179 numrin e të infektuarve ndërsa me 1.089 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 69.561.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 3.107.223.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 50.163 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 4.091.801 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 125.502 me 888 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 845.016 raste dhe 31.091 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.278.243.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 522 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 66.851. Ndërkaq, me 6.196 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 623.090.

Deri më tani, në vend janë shëruar 434.667 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button