Pompeo takon sot ndaras Hotin e Vuçiqin

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo sot do të ketë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, dhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, Pompeo fillimisht do të takohet me Vuçiqin, në orën 11 e 30 minuta sipas kohës lokale (në orën 17 e 30 sipas kohës sonë), ndërsa me Hotin sekretari Amerikan i Shtetit do të takohet në orën 14 sipas kohës lokale, që sipas kohës sonë i bie në orën 20.

Washington sot vazhdojnë bisedimet midis delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Siç është raportuar më herët, presidenti amerikan Donald Trump sot do të takohet me kryeministrin Hoti dhe presidentin serb Vuçiq e po ashtu do të marrë pjesë edhe me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së dakorduar midis përfaqësuesve të të dy vendeve.

Takimet e Pompeos do të mbahen pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të presidentit amerikan Donald Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button