Ahmeti përfundoi intervistën te Gjykata Speciale: Nuk mund të ndajë asnjë informacion me opinionin

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është intervistuar nga prokurorët e specializuar të Gjykatës Speciale, transmeton REL. Pas intervistimit në cilësinë e dëshmitarit, Ahmeti tha se nuk e ka të lejuar të jap detaje rreth procesit.

“Deri në përfundim të këtij procesi, nuk mund të ndajë asnjë informacion me opinionin sepse kështu e përcakton ligji dhe dua që ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, atëherë mund të flasim. Sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim. Kam qenë në cilësi të dëshmitarit”, tha Ahmeti para gazetarëve.

I pyetur se cili është mendimi i tij për këtë gjykatë, Ahmeti tha shkurt se “është vendim i Kuvendit të Kosovës dhe ky vendim është ekzekutuar”.

Intervistimi i sotëm (3 shtator) i Ahmetit ka qenë vazhdimësi e intervistimit të ditës së djeshme që zgjati rreth 8 orë.

LEXO: Tetë orë para prokurorëve për luftën e UÇK-së, përfundoi intervistimi për Ali Ahmetin

Ahmeti ka qene një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

Që nga viti 2019 qindra ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Gjykata Speciale, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e Prokurorisë në Hagë u formua nga autoritetet në Kosovë pas insistimit të bashkësisë ndërkombëtare.

LEXO: Ahmeti do të intervistohet edhe sot nga ana e Prokurorisë Speciale për Kosovën
LEXO: Tetë orë para prokurorëve për luftën e UÇK-së, përfundoi intervistimi për Ali Ahmetin
LEXO: Ahmeti sot dhe nesër para Prokurorisë Speciale për Kosovën
LEXO: Osmani: Ahmeti është ftuar në Hagë si dëshmitar
LEXO: Ali Ahmeti është ftuar të dëshmojë në Gjykatën Speciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button