Gjykata Themelore në Ohër vazhdoi paraburgimin edhe 30 ditë për vëllezërit Useini

Gjykata Themelore në Ohër e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për vazhdim të masës së paraburgimit për Nefi dhe vëllaun e tij Ibraim Useini. Sipas vendimit të gjykatës, vëllezërit Useini do të mbesin në paraburgim edhe 30 ditë, me arsyetimin se masa e tillë caktohet për shkak të ekzistimit të mundësisë për arratisjen e tyre.

Vëllezërit Useini tashmë tetë ditë janë në paraburgim, për shkak të ekzistimit të dyshimit se janë autorë të veprave penale “dhunë” dhe “mbajtje të paautorizuar të armëve ose materialeve spërkatëse”. Ato pas ngritjes së akuzës gjashtë ditë ishin të paarritshëm për organet e ndjekjes, pas së cilës vetë u dorëzuan në organet e pushtetit në Ohër, njofton MIA.

Gjykata Themelore në Ohër para dy ditëve e pranoi propozimin e të dyshuarve të cilët ofruan 30 mijë euro si garancion për dalje nga paraburgimi, por vendimi i tillë ishte refuzuar dje nga Gjykata e Apelit në Manastir.

Këshilltari në komunën e Ohrit dhe funksionar i lartë i BDI-së në Ohër Nefi Useini dhe vëllau i tij Ibraim akuzohen se fizikisht e kanë sulmuar dhe e kanë kërcënuar me armë personin S.T. nga Ohri dhe djalin e tij të mitur. Derisa ka zgjatur hetimi pas vëllezërve Useini, S.T. e ndryshoi dëshminë duke potencuar se bëhet fjalë për moskuptim përkatësisht deklaratë e interpretuar gabimisht.

Kundër Nefi Useinit edhe në të kaluarën janë ngritur padi për vepra penale “dhunë”, “sulm fizik”, “uzurpim të sipërfaqeve publike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button