fbpx

As Georgievski, as Gruevski nuk dhanë dorëheqje nga pozicioni drejtues pas humbjes së parë në zgjedhje

Ish zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ish-kryetari i Komunës së Dojranit, Borce Stamov, i cili tani është pjesë e nismës për ndryshime në VMRO-DPMNE, duke argumentuar pse duhet të ketë një ndryshim në udhëheqjen e partisë së tij mëmë, bëri një deklaratë të pavërtetë:

Praktika e gjatë në demokracitë perëndimore, por edhe në botë, pas humbjes në zgjedhje, lideri i partisë të japë dorëheqjen ose të paktën të ofrojë dorëheqjen. Ky akt është një praktikë dhe respekt për demokracinë dhe vlerat demokratike. Ne po luftojmë për respektimin e standardit tashmë të vendosur për dorëheqjet. Nuk jam i lumtur që në partinë time ku jam rritur duhet të luftojmë me një aktivizëm të tillë për respektimin e standardit tashmë të vendosur evropian për marrjen e përgjegjësisë pas zgjedhjeve të humbura. Më lejoni t’ju kujtoj, presidentët e mëparshëm Georgievski dhe Gruevski, të cilët të dy drejtuan partinë për më shumë se 10 vjet, dhe e udhëhoqën atë përmes shumë fitoreve dhe sukseseve, gjatë humbjes së tyre të parë patën kujdes për këtë standard. Kryetari aktual nuk ka sjellë ndonjë fitore apo sukses, dhe nuk ka asnjë arsye racionale që ai të jetë i privilegjuar ndaj Georgievski dhe Gruevski.

[Burimi: A1 KB: “Stamov: Nuk ka asnjë arsye që Mickoski të privilegjohet para Georgievskit dhe Gruevskit “ , data: 24.08.2020]

ARSYETIM

Pasi koalicioni parazgjedhor “Për Ripërtëritjen e Maqedonisë”, i udhëhequr nga opozita VMRO-DPMNE-së, fitoi dy vende më pak se koalicioni rival i LSDM, ish zyrtarët publik dhe partiak të VMRO-DPMNE ngritën iniciativë për thirrje të një kongres të jashtëzakonshëm të partisë, me qëllim të ndryshimit të udhëheqësisë në krye me Hristijan Mickoskin. Sipas tyre, Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të tërhiqen për shkak të dështimit në referendum për Marrëveshjen e Prespës në 2018, në zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në Ohër dhe Novo Selo në 2019, si dhe zgjedhjet parlamentare të këtij viti, shkruan Vërtetëmatës.

Gjatë kësaj iniciative, një nga personat që spikati si iniciatorë i ndryshimeve në kryesinë e VMRO-DPMNE-së, është ish-kryetari i Komunës së Dojranit nga radhët e kësaj partie, Borce Stamov, i cili kërkoi që Mickoski vet të thërras një kongres të jashtëzakonshëm për të shmangur ndarjet e mëtejshme në parti. Në të njëjtën kohë, Stamov vuri në dukje se Mickoski duhet të ndiqte standardin e vendosur nga ish-udhëheqësit e partisë sikurse Ljubco Georgievski dhe Nikola Gruevski, të cilët, siç tha ai, në humbjen e parë të tyre të parë zgjedhore respektuan standardin e marrjes së përgjegjësisë, d.m.th dhanë dorëheqje.

Por a është ashtu siç pretendon Stamov? Lideri i parë i partisë Georgievski e ka udhëhequr partinë që nga themelimi i saj në 1990 dhe partia fitoi më shumë vota në zgjedhjet e para parlamentare në Maqedoninë pluraliste në po atë vit. Në këto zgjedhje, VMRO-DPMNE fitoi 38 mandate, ndërsa SKM-PDP, që më vonë u quajt LSDM, fitoi 31 mandata.

Katër vjet më vonë, zgjedhjet e reja parlamentare u mbajtën së bashku me zgjedhjet presidenciale, të cilat në fakt ishin zgjedhjet e para që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë. Gjegjësisht, zgjedhjet parlamentare në vitin 1994 u mbajtën sipas modelit të shumicës dhe në raundin e parë koalicioni i LSDM-së fitoi 29 përqind të votave (291,695), ndërsa koalicioni VMRO-DPMNE fitoi 14 përqind të votave (141,494), pasuar nga Partia Demokratike dhe PPD.

Mirëpo, VMRO-DPMNE dhe PD opozitare shprehën dyshime më rregullshmërinë e rrethit të parë dhe vendosën që të bojkotojnë rrethin e dytë zgjedhorë. Sido që të jetë, rrethi i dytë u mbajt dhe koalicioni i LSDM-së morri 87 mandate në parlament, ndërsa opozita mbeti jashtë shtëpisë legjislative. Këto rezultate ishin përfundimtare dhe Kuvendi funksiononi për 4 vite të plota.

Në zgjedhjet presidenciale të po të njëjtit vit, dallimi ishte edhe më i shprehur. Presidenti i atëhershëm Kiro Gligorov si kandidat i LSDM-së fitoi 751.087 vota (78 përqind), ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, Ljubisha Georgievski 197.109 vota (21 përqind), me çka fituesi u zgjodh që në rrethin e parë.

Sidoqoftë, përkundër disfatave të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, udhëheqësi i partisë Georgievski nuk dha dorëheqje dhe udhëhoqi partinë në zgjedhjet lokale në vitin 1996 , kur partia fituan në 30 komuna, ose 24 më pak se LSDM. Sidoqoftë, partia fitoi disa komuna të mëdha të rëndësishme, e cila ishte një njoftim i fitores në zgjedhjet parlamentare të vitit 1998, në të cilat VMRO-DPMNE dhe Alternativa Demokratike fituan 49 mandate dhe LSDM fitoi 27 mandate.

Siç dihet, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Boris Trajkovski ngadhënjeu ndaj LSDM-së, Tito Petkovski në zgjedhjet presidenciale në 1999, pasi humbi në raundin e parë me më shumë se 100,000 vota. Por tashmë në zgjedhjet parlamentare në 2002, VMRO-DPMNE pësoi humbje të thellë nga LDSM me ndryshim prej rreth 200,000 votash – 27 deputetë.

Vetëm pas humbjes elektorale në 2002, pasi më parë humbi në zgjedhjet parlamentare, në lokale dhe në presidenciale, Georgievski dha dorëheqjen dhe Gruevski u zgjodh pasardhësi i tij. Në fakt, ndryshimi i lidershipit ndodhi në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë në Ohër në 2003, në të cilin Gruevski, me ndihmë dhe mbështetje të hapur nga Georgievski, mposhti kundërshtarin e tij Marjan Gjorçev dhe u bë presidenti i ri i VMRO-DPMNЕ-dë.

Sfida e parë zgjedhore e Gruevskit ishin zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, në të cilat ai dhe VMRO-DPMNE humbën. Konkretisht, kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së Sasko Kedev në raundin e parë fitoi 309,132 vota, ndërsa kundërshtari i tij i LSDM-së Branko Crvenkovski fitoi 385.347 vota. Në raundin e dytë, diferenca ishte edhe më e madhe në favor të Crvenkovski.

Në vitin vijues, u mbajtën zgjedhjet lokale të vitit 2005, në të cilat VMRO-DPMNE me Trifun Kostovski fitoi në Shkup, por humbi sipas numrit të përgjithshëm të komunave dhe vendeve të fituara të këshillit. Konkretisht, në këto zgjedhje LSDM fitoi 436 këshilltarë dhe 37 kryetarë komuna, dhe VMRO-DPMNE 323 këshilltarë dhe 21 kryetarë komunash.

Sidoqoftë, Gruevski nuk dha dorëheqjen as pas dështimit të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale (dhe në vitin 2004 pati një referendum të dështuar për ndarjen territoriale), kështu që ai mbeti në krye të partisë deri në zgjedhjet parlamentare në 2006, në të cilat ai mundi LSDM-në me ndryshim prej 13 deputetëve. Që nga ajo kohë, VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Gruevski fitoi të gjitha ciklet zgjedhore deri në zgjedhjet lokale në 2017, kur LSDM fitoi 57 komuna dhe VMRO-DPMNE vetëm 5.

Nga e gjithë kjo as Georgievski dhe Gruevski nuk kanë dhënë dorëheqje nga pozita udhëheqëse pas dështimit të parë në zgjedhjeve, por përkundrazi – ata humbën disa cikle zgjedhore përpara se të arrinin fitoren e tyre të parë. Në fakt, ishte e njëjta gjë me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, i cili pasi u bë njeriu i parë i partisë humbi zgjedhjet parlamentare në 2014, por gjithashtu humbi zgjedhjet në vitin 2016, pas së cilës, megjithatë, ai arriti të formojë një qeveri.

Sa i përket Mickoskit, është fakt që VMRO-DPMNЕ nën udhëheqjen e tij humbi zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në Ohër dhe Novo Selo në vitin 2019, si dhe zgjedhjet parlamentare në vitin 2020. Por gjithashtu është fakt që edhe paraardhësit e tij, dhe madje edhe udhëheqësi LSDM-së rivale, humbën disa cikle zgjedhore pa dhënë dorëheqje.

Pra, duke marrë parasysh argumentimin e lartpërmendur , deklaratën e Stamov, në të cilën ai pretendon se Georgievski dhe Gruevski dhanë dorëheqjen pas humbjes së parë zgjedhore, e vlerësojmë si të pavërtetë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close