Mediat holandeze: Mesfushori i Liverpoolit, “dhurata” e parë për Koeman

Dhurata e parë që Barcelona pritet t’i bëjë trajnerit të sapoemëruar, Ronald Koeman, është patrioti i tij Georginio Wijnaldum. Lajmin e jep e përditshmja holandeze “De Telegraaf”, që pretendon se tani është arritur marrëveshja mes palëve, transmeton SS.

Wijnaldum pritet të transferohet në “Camp Nou” pas javës së parë të shtatorit dhe të nënshkruajë për 3 sezone me Barcelonën, ndërsa me të, De Jong dhe Pjanic, trajneri Koeman synon të formojë treshen titullare të mesfushës.

Nga ana tjetër marrëveshja mes Barcelonës dhe Liverpoolit për mesfushorin 30-vjeçar, raportohet të jetë arritur për një shifër prej 15 milionë eurosh, që mund të shkojë deri në 20 bashkë me bonuset.

Wijnaldum luan te Liverpool prej 4 sezonesh dhe është një titullar i padiskutueshëm për formacionin e Klopp, teksa numëron plot 187 ndeshje dhe 19 gola, por në rolin e tij trajneri gjerman po përpiqet të afrojë Thiago Alcantarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button