NP “Rrugët e Maqedonisë” filloi sot rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”, pronari pretendon se objekti ka leje, Visar Ganiu nuk u shfaq sot para gazetarëve

Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë me të cilin ngarkoi NP “Rrugët e Maqedonisë” që të rrënojë objektin pa leje para QT “Mavrovasja”  në afat kohor prej 7 ditësh, paraditen e sotme makineritë e kësaj ndërmarrje filluan me rrënimin e tij, shkruan Portalb.mk.

Rrënimi i objektit te Q.T. Mavrovasja, Fontana

Makinerive të ndërmarrjes iu desh më shumë kohë që të prish shtyllat e vendosura të objektit, për shkak të trashësisë dhe për shkak se ishin ndërtuar me material të fort ndërtimor.
Rrënimi i objektit te Q.T. Mavrovasja, Fontana

Ndërkohë, pas pothuajse dy muajsh prej kur mediat kanë filluar që të raportojnë mbi këtë rast, sot për herë të para është shfaqur edhe pronari i objektit, për të cilin Komuna e Çairit thoshte vazhdimisht se nuk mund të konstatojnë se kush është.

Mevludin Aliti, pronari i lokalit “Fontana”, deklaroi për gazetarët se ka leje ndërtimi dhe se nuk janë të sakta informatat se policia nuk ka mundur ta gjejë atë dhe akuzoi se rrënimi bëhet për çështje politike. Ai para gazetareve shpalosi edhe një sërë dokumentash, mes tjerash edhe vendimin e marrë nga Komuna e Çairit për pastrimin e parcelës që ndërtohet tani, si fletëpronësi nga Qyteti i Shkupit për parcelën, vendimin e komunës për legalizimin e njërës parcelë dhe nga parcela tjetër me elaborat.

“Nuk janë të sakta informatat se nuk kam qenë në dispozicion për policinë, mundeni lirisht t’i pyesni se ditën e parë kur kanë ardhur kam qenë këtu, ua kam dhënë dokumentet nga krimi financiar për objektin. Është e saktë se iu kam shmangur mediave, por këtë e kam bërë sepse vlerësoj se biznesi im provat nuk është lëndë e interesit publik. Ndërtoj me elaborat dhe projekt, thirrem në nenin 76, Ligji për ndërtim, por është e dukshme se ligjet dhe procedurat nuk janë të mjaftueshme. Vetëm për taksa dhe komunale i kam paguar Qytetit të Shkupit mbi 4,7 mln denarë për legalizimin. Politika ka rrënuar më herët do të rrënojë edhe tani”, deklaroi Aliti.

Avokati i Alitit, Agron Halimi, pretendon se, sipas ligjit për ndërtim, për rinovim të objektit nuk ka nevojë për leje për miratim të ndërtimit, vetëm dorëzohet projekt për rinovim. Ai po ashtu tha se kanë informuar komunën në lidhje me çështjen e rinovimit, por prej atje nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Në rastin e renovimin të objektit Fontana, nuk ka ndërtim pa leje dhe nuk ka vepër penale. Këtu bëhet fjalë për objekt që është legalizuar dhe ka pronësi, nuk bëhet fjalë për diçka që ndërtohet nga fillimi. Sipas ligjit, pronari ka të drejtë që objektin ta kthejë në gjendjen e mëparshme, përkatësisht të rinovoj objektin me projekt për rinovim, që i është dorëzuar Komunës së Çairit dhe për të cilin nuk kemi asnjë përgjigje se cili është mendimi i tyre për këtë.  Nga ana e pronarit, Mevludin Aliti, është kërkuar leje nga Komuna e Çairit që të pastrohet objekti nga mbeturinat. Në ndërkohë filloi përgatitja e objektit për rinovim, i cili pasi ka filluar i është dorëzuar Komunës së Çairit”, tha Aliu.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, përshëndeti këtë hap dhe inkurajoi autoritetet lokale që të hyjnë në luftë kundër ndërtimeve pa leje.

“Do të them edhe njëherë se qyteti nuk ka kompetenca të intervenojë për objektin pa leje te Mavrovasja. Me rrënimin e tij, jam i bindur se qytetarët do ta shohin sundimin e së drejtës. Inkurajoj edhe autoritetet lokale që së bashku të hyjnë në luftë kundër ndërtimeve pa leje”, theksoi Shilegov.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot nuk është shfaqur para mediave, edhepse ka qenë e paralajmëruar që ai të merr pjesë në ngjarjen ku ishte prezent Shilegov. Portalb.mk tentoi që të kontaktojë Ganiun nëpërmjet telefonit por, në vend të tij u paraqit asistentja e cila tha se kryetari i komunës ndodhet në takim dhe nuk mund të jep përgjigje.1 maj të këtij viti lokali “Fontana” u përfshi nga një zjarr i fortë që dogji në tërësi lokalin. Një ditë më vonë, sipas gjetjes së parë të inspektimit u raportuar se zjarri kishte ndodhur për shkak të kontaktit të shkurtë të kompjuterit dhe arkës fiskale. Pronari sot se akoma policia nuk ka zbardhur këtë rast dhe nuk i di arsyet që sollën atë.

Rreth dy muaj më vonë, Qyteti i Shkupi  në momentin e parë që ka marrë informata se po ndërtohet diçka në atë lokacion,  kanë dërguar inspektoratin e Shkupit në terren, që të kontrollojë terrasën, por kur ka parë që bëhet fjalë për ndërtim, atëherë ka informuar Inspektoratin Shtetëror dhe Komunën e Çairit.

Aktvendimi për largimin e objektin nga ana e inspektorëve të autorizuar të Komunës së Çairit është lëshuar më 10 korrik, megjithatë gjatë kontrolleve të kryera dhe tentimeve për ta dorëzuar aktvendimin, inspektorët pretendojnë se kanë takuar në objekt vetëm punëtorët, të cilët nuk kanë marrë përgjegjësi për ta pranuar aktvendimin.

Komuna e Çairit shpalli thirrjen e parë për gjetjen e një operatori për rrënim të objektit në fund të muajit korrik, por në të nuk është paraqitur askush. Në këtë mënyrë, komuna është detyruar që të vazhdojë tentimet duke shpallur edhe thirrjen e dytë më 6 gusht ku po ashtu nuk pat të interesuar.

Qeveria në seancën e djeshme miratoi vendim me të cilin obligoi Ndërmarrjen Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale “Rrugët e Maqedonisë” që të rrënojë objektin pa leje para QT “Mavrovasja”. Ndërmarrja Publike duhet ta realizojë objekti me mjete personale dhe jo në barrë të Komunës së Çairit.

 “Në kuadër të këtij vendimi Qeveria i propozon Komunës Çair dhe Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale që të rregullojnë të drejtat dhe obligimet e ndërsjella, të nënshkruajnë marrëveshje për largimin e objektit të ndërtuar pa leje, pjesë të objektit dhe objekteve të vendosura në mënyrë të paligjshme. Pas përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes, Komuna e Çairit dhe Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale, në afat prej 7 ditësh, janë të obliguar të përgatisin informatë për realizimin e obligimeve të marrëveshjes dhe t’ia dorëzojnë Qeverisë”, njoftoi dje kryeministri Zaev.

Ndërkohë, edhe  Ministria e Punëve të Brendshme informoi gjatë ditësh së djeshme se ka dyshime bazë se kush është investitori i mundshëm i objektit pa leje te QT “Mavrovasja” dhe se ka ngritur padi penale për ndërtim pa leje para QT Mavrovasja.

LEXO: Po rrënohet objekti pa leje te QT “Mavrovasja” (VIDEO)

LEXO: Zaev: Qeveria miratoi vendimin për rrënimin e objektit pa leje para QT “Mavrovasja”

LEXO: MPB ngriti padi penale për ndërtim paleje para QT Mavrovasja, Zaev: Sot vendoset se si do të veprohet me këtë objekt

LEXO: Komuna e Çairit në tentim të tretë për të gjetur operator për rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”

LEXO: Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për rrënim të objektit pa leje te “Mavrovasja”, çmimi është rritur në 2 milionë denarë

LEXO: Kërkimi i jashtëzakonshëm i Mevludin Alitit, rasti “Mavrovasja”

LEXO: Dështoi edhe thirrja e dytë për rrënimin objektit te QT “Mavrovasja”, Komuna të hënën vendos si më tutje
LEXO: Komuna e Çairit në tentim të dytë për të gjetur kompani që do të rrënojë objektin para QT “Mavrovasja”
LEXO: MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja
LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti
LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura
LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button