Babai i Lionel Messit arriti në Barcelonë për të diskutuar të ardhmen e birit të tij

Babai i Lionel Messit sot ka arritur në Spanjë dhe pritet të takohet me zyrtarët e klubit të Barcelonës për të diskutuar të ardhmen e birit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jorge Messi, i cili gjithashtu është agjent i Lionel Messit, arriti në Barcelonë nga Argjentina. Ai pritet të takohet me presidentin e klubit, Josep Bartomeu dhe zyrtarë të tjerë të ekipit, por është e paqartë se kur do të zhvillohet takimi.

“Nuk di asgjë”, tha shkurtimisht Jorge Messi pasi u pyet në aeroport.

Lionel Messi javën e kaluar i tha Barcelonës se dëshiron të largohet nga klubi dhe iu referua klauzolës së kontratës që i lejon të largohet falas në fund të sezonit. Por, Barcelona pretendon se klauzola ka skaduar në qershor dhe tha se ai duhet të shohë kontratën e tij aktuale deri në qershor të vitit 2021 ose të largohet duke paguar klauzolën e blerjes prej 700 milionë dollarësh (837 milionë dollarë).

Barcelona ka thënë se nuk do të lehtësojë largimin e Messit dhe do të negociojë vetëm për zgjatjen e kontratës. Klubi i ka ofruar argjentinasit një zgjatje 2 vjeçare që do ta mbante atë te Barcelona gjatë sezonit 2022-23.

Përveç takimit me babanë e Messit, Barcelona tha se dëshiron po ashtu të takohet personalisht me lojtarin në përpjekje për të ndryshuar mendimin e tij për largim. Klubi tha se ka bërë gjithçka që të përpiqet të bindë Messin të përfundojë karrierën e tij në klubin ku ai filloi gati 20 vjet më parë.

Lionel Messi nuk është takuar me zyrtarët e klubit që kur shpalli vendimin e tij për t’u larguar dhe nuk ka thënë asgjë publikisht që nga humbja e Barcelonës 8-2 nga Bayern Mynihu në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve më 14 gusht.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button