SHBA nuk dëshiron që OBSH-ja ta organizojë zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit

Shtëpia e Bardhë e kundërshtoi shqetësimin që e shprehi Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi një mjek amerikan tha se vaksina kundër koronavirusit mund të marrë leje të kalojë nëpër tërë procesin e analizave klinike.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhojnë partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar fitoren mbi virusin, por ne nuk do të kufizohemi në organizata multilaterale të cilat ndikohen nga OBSH-ja dhe Kina e korruptuar”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Xhud Dir.

Dir tha se presidenti nuk do të kursejë shpenzimet me qëllim të sigurojë çfarëdo vaksine të re kundër koronavirusit që i përmbush standardet e Drejtorisë amerikane për ushqim dhe ilaçe në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button