Pasqyra ditore e gjendjes me Kovid-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit, në botë nga koronavirusi i ri deri më tani janë infektuar 25.745.059. Prej tyre 856.836 e kanë humbur jetën, ndërsa 18.024.796 janë shëruar, shkruan Mia.mk.

Shkalla e vdekjes në botë gjatë javës së fundit është ulur për rreth tre për qind, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve të rinj ishte rreth 1,8 milionë, kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

India javën e kaluar ka paraqitur pothuajse gjysmë milionë të infektuar të rinj, Amerikan Veriore dhe Jugore ende janë ekspozuar në rrezik të lartë nga përhapja e koronavirusit, ndërsa pothuajse gjysma e të infektuarve dhe të vdekurve në botë janë konfirmuar në Amerikë.

Epidemia po keqësohet në Peru, Meksikë, Kolumbi dhe Argjentinë, ndërsa në Evropë, me raste të reja të Kovid-19, udhëheqin Rusia, Spanja, Franca dhe Ukraina,

Epidemitë janë ulur në Afrikë, ndërsa më pak raste janë paraqitur në Gana, Kenia, Gabon dhe Madagaskar.

Situata në Mesdhe dhe në Lindjen e Afërt është e pavolitshme në Irak, Iran, Marok, Arabi Saudite dhe Kuvajt.

Numri i të infektuarve të rinj me koronavirus në Britani të Madhe është rritur për 1.295 në gjithsej 337.168, tregojnë sot të dhënat e publikuara në Qeverinë britanike. Kjo është ulje e vogël prej dje, kur kishte 1.406 pacientë të rinj, njoftojnë mediumet britanike. Në 28 ditët e fundit në vend kanë vdekur tre persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes arriti në 41.504 persona.

Serbi deri më tani, 715 njerëz kanë vdekur nga Kovid-19, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 2.27 për qind.

Shqipëri, në 24 orët e fundit, 227 njerëz kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, i cili është numri më i lartë i njerëzve të shëruar në një ditë. Në të njëjtën kohë, 93 persona ishin të infektuar të rinj, ndërsa gjashtë pacientë kanë vdekur, deklaroi Flutura Beqo nga Instituti i Shëndetit Publik.

Që nga fillimi i pandemisë në këtë vend, janë kryer 63.649 teste, rezultat pozitiv është marrë tek 9.606 persona, 5.441 e kanë fituar betejën dhe 290 pacientë kanë vdekur. Aktualisht 3.875 njerëz janë aktivë në sëmundje.

Kosovë, numri i të vdekurve nga Kovid-19 është rritur në 533 në 24 orët e fundit, me tetë vdekje të raportuara. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) dhe në laboratorë privatë, 534 persona u testuan dje me metodën RC-PCR dhe 147 prej tyre u zbulua se kishin virus. Gjithsej 13.602 njerëz janë infektuar që nga shpërthimi i Kovid-19. Numri i njerëzve që e kanë fituar sëmundjen ka arritur në 9.792.

BBC raportoi se përfundimisht me ditën e djeshme, më shumë se 417.000 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar në Argjentinë, ose 8.660 vdekje në lidhje me sëmundjen. Të premten, numri i infeksioneve të reja në këtë vend arriti rekord prej 11.717.

Numri i të vdekurve nga Kovid-19 në Bolivi kaloi dje 5.000, por autoritetet presin që numri i infeksioneve të reja të bjerë në ditët në vijim.

Brazili, vendi më i prekur në Amerikën e Jugut nga pandemia, po i afrohet numrit prej katër milionë rasteve të konfirmuara të Kovid-19 dhe numri i rasteve të reja ishte pak më pak se 50.000 dje.

Hungari, u raportua se një person tjetër ka vdekur nga Kovid-19 dhe 118 raste të tjera të infektimit u konfirmuan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 6.257, u njoftua këtë mëngjes në ueb-faqen zyrtare, koronavirus.gov.hu.

Numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 616, raportoi agjencia MTI.

Numri i rasteve të reja në Slloveni është rritur me 41 në 24 orët e fundit, kumtoi Qeveria sllovene, duke shtuar se gjithsej rreth 3.000 njerëz ishin infektuar me koronavirus deri më tani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button