Turqia raportoi mbi 1.000 të shëruar nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se në 24 orët e fundit janë raportuar 1.572 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), përderisa janë regjistruar 1.003, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, ministri Koca tha se me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 271.705.

“Numri i rasteve aktive vazhdon të rritet. Nëse ndjekim masat mbrojtëse, ne do të jemi fituesi. Fuqia është në masat paraprake”, u shpreh Koca në Twitter.

Ai gjithashtu tha se 1.003 pacientë të tjerë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 245.929.

Koca gjithashtu tha se janë regjistruar 47 raste të reja të vdekjeve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6.417.

Gjithsej 109.443 teste të tjera për COVID-19 u bënë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në mbi 7,24 milion.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se 7,6 për qind e pacientëve me COVID-19 në Turqi vuajnë nga pneumonia, ndërsa numri i pacientëve në gjendje kritike u rrit në 991.

Ministri Koca theksoi se “respektimi i plotë” i masave mbrojtëse do të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe pacientëve në gjendje të rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button