Drejtori Rustemi: 110 milionë denarë në muaj më pak të hyra në postën e Maqedonisë së Veriut

Ejup Rustemi, drejtori i Postës në Maqedoninë e Veriut raportoi se tash në postë ka 110 milionë denarë më pak të hyra në muaj, ndërsa numri i transaksioneve tani është zero, derisa më herët janë kryer deri në 80 mijë gjatë ditës. Arsye për këtë problem llogaritet falimentimi i bankës “Eurostandard”.

“Kjo do të thotë minus 110 milion denarë në muaj më pak të hyra në postën e Maqedonisë së Veriut që është një goditje jashtëzakonisht shumë më e madhe”, për TV21 deklaroi Rustemi.

Puna me dërgesat e letrave dhe pakove brenda dhe jashtë vendit vazhdon normalisht, por ajo që ka revoltuar qytetarët është pamundësia për të paguar rrymën, ujin, shërbimet komunale e të pagesa të tjera.

Raporti i fundit i Entit Shtetëror për Revizion tregoi se që nga viti 2012 Posta punon me humbje në vlerë prej rreth 10 milionë eurove. Pandemia paralizoi dërgesat ndërkombëtare, çka solli vetëm humbje, ndërsa tani falimentimi i Bankës Eurostandard e ka rënduar gjendjen edhe më shumë.

“Unë jam optimist dhe mendoj se nuk do të falimentojë. Posta përveç qarkullimit pagesor, ka edhe shërbimin e dërgesave, të letrave dhe pakove dhe ne jemi duke vazhduar me atë veprimtari të cilën e ka posta. Kemi ndërmarrë të gjitha masat si këshill drejtues dhe si drejtor gjeneral të shohim një zgjidhje sa më të shpejt që të bëjmë një kontratë me ndonjë bankë tjetër afariste për të vazhduar qarkullimin pagesor”, e vlerësoi Rustemi (pa)mundësinë për falimentimin e postës.

Ndryshe, Trifun Kostovski, si aksionar i Eurostandard bankës, përmes thirrjes publike u bën thirrje të gjitha partive politike, të gjitha institucioneve, të gjitha organizatave qeveritare, joqeveritare dhe fetare, të japin mbështetje që Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ta tërheqë vendimin për falimentim të  Eurostandard bankës dhe ta kthejë në gjendjen e mëparshme. Banka Popullore ka reaguar ndaj kërkesës së Kostovskit, i cili kërkoi ndihmë nga të gjithë që Banka Popullore të mos vendos për falimentimin e bankës “Eurostandard”.

Më herët Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Anita Angelovska-Bezhoska ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Deri më 31 korrik të këtij vitit, raportohet se shuma e përgjithshme e depozitave të individëve që kursenin në Eurostandard Bank arrin deri në 4.4 miliardë denarë ose 71.5 milion euro.

LEXO: Banka Popullore reagoi pas kërkesës së Trifun Kostovskit
LEXO: Kostovski kërkoi ndihmë nga të gjithë që BP ta tërheq vendimin për falimentimin e bankës Eurostandard
LEXO: Falimentimi i bankës Eurostandard në RMV, depozituesit do të dëmshpërblehen përmes katër bankave tjera
LEXO: Angellovska–Bezhoska: Sistemi bankar është dhe mbetet stabil dhe i sigurt, Eurostandard banka është rast i izoluar
LEXO: DAP paralajmëroi shfrytëzuesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime” që ishin klient të bankës “Eurostandard”
LEXO: Falimentimi i bankës “Eurostandard”, Presidenti Pendarovski dhe guvernatoja Angellovska-Bezhoska zhvilluan takim
LEXO: Ish-klientët e bankës “Eurostandard”, të hollat e sigurimit social, fëmijëve dhe familjeve kujdestare mund t’i marrin në bankë tjetër
LEXO: Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Rimbursimi i klientëve të “Eurostandard banka” do të fillojë brenda 20 ditësh, thonë nga fondi për sigurim të depozitave
LEXO: Falimentimi i Bankës Eurostandard, prej sot “Posta” nuk mund t’i sigurojë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit ditor për deponuesit e bankës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button